Horoskopi mujor amerikan

Horoskopi
2.1K
0
sample-ad
images
DASHI: 21. mars – 20 prill

Gjate këtij muaji do ju ndryshoje here pas here humori. Mundohuni sa te mundni te ruani qetësinë sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do kenë asnjë lloj problemi ne planin sentimental. Do flisni për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe do i zgjidhni menjëherë mosmarrëveshjet pa u zmadhuar. Beqaret do kenë ndryshime, por disa vetëm aventura e disa te tjerë lidhje serioze pas takimit te princit te kaltër. Për një shëndet me te mire duhet te bëni aktivitet fizik, te pini çaj dhe te ushqeheni sa me mire. Financat do vazhdojnë te jene delikate dhe nëse nuk iu vini fre shpenzimeve do keni probleme me tepër. Ne pune do jeni me te motivuar dhe do arrini shume me shpejt objektivat. Disa madje mund te bëhen edhe shefa.

DEMI: 21. prill – 21. maj

Muaj përgjithësisht i mire do jete ky sidomos 3 javët e para. Humori nuk do ju ike asnjë çast. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë momente pasionante dhe do ndiheni sikur janë neper ëndrra. Duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin çdo moment. Beqaret nuk duhet te refuzojnë asnjë ftese qe do ju behet sepse ndërmjet atyre personave është dhe ai me te cilin do kalojnë jetën. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla here pas here, por asgjë për t’u alarmuar. Kujdesuni pak me tepër për ushqimet dhe mbrohuni nga i ftohti. Ne planin financiar ndonjëherë do e humbisni arsyen dhe mund te shpenzoni me shume nga sa duhet, megjithatë nuk priten vështirësi te vazhdueshme. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe do e dini gjithmonë si te veproni ne çdo moment.

BINJAKET: 22. maj – 21. qershor

Gjate këtij muaji nuk do jeni shume te duruar dhe kjo mund te jete një pike e dobët qe mund t’iu çojë drejt gabimeve. Ata qe janë ne një lidhje do ngrenë shume pikëpyetje mbi jetën qe po bëjnë dhe do flasim me ne fund hapur me partnerin. Nuk ja vlen me te vazhdosh me tej kur nuk përjeton emocione. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret ka rrezik te përballen me zhgënjime qe ne fillim te muajit dhe kjo do i pengoje te tentojnë me tej. Shëndeti nuk do jete aq i qëndrueshëm sa me pare sepse lodhja do beje punën e vet dhe gripi gjithashtu. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni te arsyeshëm dhe largpamës. Ne pune do jete periudhe e begate deri ne datën 22 dhe do keni goxha arritje. Pas kësaj date duhet t’i bëni sytë katër pasi dikush do ju beje keq.

GAFORRJA: 22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik qe jeta familjare te jete goxha delikate këtë muaj. Kjo do ju beje te mos e keni mendjen për gjera te tjera. Ata qe janë ne një lidhje kane për ta lënë pas dore partnerin dhe kjo do jete e rrezikshme. Do jete me mire te flisni me hapur me te dhe t’u shpjegoni gjithçka. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tej jeta sentimentale duke mbetur serish me te njëjtin status si me pare. Shëndetin po e late pas dore keni për te pasur probleme te mëdha. Për çdo shqetësim duhet te flisni sa me pare me mjeket ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet. Ne planin financiar dy javët e para nuk do jete situata delikate, por duke shpenzuar pa u menduar gjendja do ketë tronditje. Ne pune do jeni kritike ndaj vetes dhe nuk do keni te bindur për hapat qe duhet te hidhni. Po vazhduat te prisni gjate nuk do ju hyjnë ne pune as planet e bëra.

LUANI: 23. korrik – 22. gusht

Muaj me i ngrohte do jete ky për ju. Do i shprehni me tepër idetë dhe mendimet dhe ka mundësi qe gjerat t’iu rrjedhin natyrshëm. Ata qe janë ne një lidhje do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe ka gjasa te marrin vendime për te ardhmen. Gjithçka ka për te qene me ndryshe. Beqaret do flirtojnë me shume persona dhe me njërin do fiksohen me keq. Do bëjnë te pamundurën qe ta bëjnë për vete. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar dalëngadalë dhe do arrini  te rifitoni energjinë e humbur prej kohesh. Financat do jene here te mira e here delikate. Mundohuni te tregoheni sa me te logjikshëm qe te mundeni qe te mos keni probleme. Ne pune gjithçka do jete shume here me ndryshe. Data 20 do jete piku i gjithçkaje. Do merrni edhe shpërblime te majme.

VIRGJERESHA: 23. gusht – 23. shtator

Nëse keni pasur probleme me familjaret apo me miqtë deri ne mes te muajit do mundoheni qe t’i rregulloni ato. Do e gjeni mënyrën e duhur. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa konflikte me partnerin ne fillim te muajit, megjithatë pa pasoja te renda. Pas datës 18 do rilinde dielli dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë takime qe ne fillim te muajit dhe gjithçka do ju ndryshoje me shpejt nga sa mendonin. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite dhe keni për ta pare qe te ardhurat do ju dalin për gjithçka qe keni nevoje. Ne pune, pas datës 15 do filloje një etape e re akoma me e favorshme. Do i arrini objektivat dhe do merrni shpërblime te konsiderueshme si asnjëherë.

PESHORJA 24: shtator – 23. tetor

Ky muaj nuk do jete shume i qete. Here pas here mund te jeni ne humor te keq dhe do thoni gjera te pamenduara. Ata qe janë ne një lidhje do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e partnerit për te kaluar çdo lloj sfide. Komunikimin dhe bashkëpunimin e tyre do e kenë zili te gjithë. Beqaret do realizojnë takime interesante, do kenë flirtime te pafundme dhe disa edhe dashuri me shikim te pare. Statusi do ndryshoje me patjetër. Shëndeti do jete delikat. Mund te ndieni djegie stomaku, por mund te keni edhe çrregullime te gjumit. Merruni me pak aktivitet fizik,. shmangni ushqimet pikante dhe acide dhe keni për t’u ndier me mire. Ne planin financiar duhet te mundoheni shume qe te ruani ekuilibrin. Ne pune deri ne datën 13 do keni vështirësi e probleme, por me pas energjia do rikthehet dhe dielli do linde.

AKREPI: 24 tetor – 22. nëntor

Muaj mjaft intensiv do jete ky i sotmi për te gjithë edhe pse here pas here mund te gjendeni ne situata delikate. Te dashuruarit ditët e para do jene xheloze te mëdhenj për personat qe kane ne krah dhe kjo mund te sjelle kontradikta. Pas javës se pare çdo gjë do marre një tjetër pamje. Do e kenë me te lehte t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet do jene te jashtëzakonshme. Java e trete do jete me fantastikja nga te gjitha. Beqaret do kalojnë një muaj te mbushur me te reja dhe me emocione. Për ta nuk do ketë rëndësi nëse do fillojnë lidhje serioze apo thjesht aventura. Shëndeti do përballet edhe me vështirësi. Kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra dhe ata qe kane shqetësime nga melica. Financat nuk do jene te lehta për t’u menaxhuar. Pranojeni ndihmën e miqve qe ju keni besim. Ne pune do rrezikoni shume vetëm për te arritur sa me tepër sukses. Disa do ja dalin.

SHIGJETARI: 23 nëntor – 21. dhjetor

Ky nuk do jete një muaj shume i qete për ju, përkundrazi mund te kaloni edhe momente te vështira dhe delikate. E mira është te mos merrni vendime te nxituara. Ata qe janë ne një lidhje do fillojnë te kenë me tepër besim tek personi ne krah dhe do flasin me te edhe për disa çështje delikate. Pas javës se trete për ta do filloje një kapitull i ri. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te pranojnë te fillojnë një lidhje me dike para se te sigurohen qe ai person i përmbush te gjitha kushtet. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime, por jo për t’u bere merak.  Financat do i keni me tepër nen kujdes dhe do i kryeni pa frike disa shpenzime me shume. Ne pune nuk do ju mungoje asnjëherë krijimtaria dhe do gjeni një mënyrë te re për te arritur ku doni. Askush nuk do ua prese hovin.

BRICJAPI: 22 dhjetor – 20. janar

Për te mos vuajtur gjate këtij muaji, mire do jete te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni shume. Keni për ta pare qe do ndiheni me mire. Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te lejojnë ne asnjë mënyrë qe hendeku mes tyre te thellohet. Gjeni kohe për te kaluar me partnerin dhe surprizojeni here pas here atë. Rutina është një nga armiqtë me te mëdhenj te një lidhjeje. Beqaret do kenë plot mundësi për te ndryshuar statusin, por diçka e brendshme do i pengoje te hedhin hapa. Shëndeti do ketë here pas here shqetësime. Mos lini pas dore vitaminat e proteinat, bëni aktivitet fizik dhe mbrohuni nga virozat. Financat do jene here te mira e here te këqija. Filloni te mendoni edhe për te ardhmen sepse mund te mbeteni pa para. Ne pune do përdorni çdo mënyrë qe keni ne dore për te arritur ku doni. Deri ne datën 22 do hasni edhe vështirësi, por me pas gjithçka do jete ndryshe.

UJORI: 21  janar – 19 shkurt

Muaji do filloje qetësisht dhe kjo gjendje do vazhdoje deri javën e dyte. Për te zgjidhur problemet e vjetra do ju duhet te prisni deri ditët e fundit. Nëse jeni ne një lidhje dhe keni dyshime për partnerin gjeni një mënyrë për t’i qartësuar sa me pare gjerat, përndryshe nuk do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Java e trete ka për te qene dinamike. Beqaret deri ne mes te muajit nuk do kenë asnjë ndryshim te statusit dhe njohjet e reja do mungojnë. Por pas datës 16 do ndodhe ngjarja e shumëpritur ne mënyrë te paimagjinueshme. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Here do ndiheni ne forme dhe here mund te keni dhimbje barku apo edhe mesi. Financat do kenë përmirësime pas një huaje te konsiderueshme qe me ne fund do ua shlyejnë. Ne pune, deri ne datën 17 do jeni luftarake dhe do bëni çdo gjë qe mundeni për te kaluar sfidat. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën tuaj profesionale.

PESHQIT: 20. shkurt–20 mars

Pasi te kalojnë ditët festive dhe te këndshme ne praninë e familjareve, çdo gjë do i rikthehet rutinës se zakonshme. Ata qe janë ne një lidhje, e re apo e vjetër qofte, do fillojnë t’i mendojnë gjerat me ndryshe dhe do hedhin hapa me rëndësi. Disa do mendojnë shpërngulje, disa martese e disa te tjerë do mendojnë te zgjerojnë familjen. Gjithsesi për gjithçka duhet vendosur para datës 20. Beqaret do kenë me tepër fat ta gjejnë princin e tyre te kaltër tre javët e para te muajit. Bëjini sytë katër sidomos gjate daljeve me miqtë. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Do jeni energjike dhe nuk do keni asgjë për t’u shqetësuar. Për financat, ky muaj i pare i vitit te ri do filloje keq, megjithatë pas javës se dyte do e rimerrni veten. Ne pune askush nuk do ju pengoje dhe as do ju konkurroje dot. Do arrini majat e suksesit dhe do i lini te gjithë me goje hapur.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 5 =