VIDEO/ 9-vjeçarja nga Mitrovica tregon për pjesëmarrjen në “Cicërimat buzë Ibrit”

Intervista
802
0
sample-ad
1933714_503506956499045_5493206137801817966_o

Intervistoi: Elsid Imeraj

Vogëlushja 9 vjeçare nga Mitrovica është duke shfaqur talentin e saj muzikor. Leona Ferati ka nxjerrë këngën e saj të parë “Nëna” me të cilën ka marrë pjesë në festivalin e fëmijëve “Cicërimat buzë Ibrit” në 2014. Ajo është duke vazhduar shkollën në klasën e katërt në shkollën fillore “Avdulla Shabani”, ndërkohë vogëlushja ndjek edhe shkollën e pianos. Gjithashtu vogëlushja 9-vjeçare ka shprehur për “Arbëria News” se ajo preferon më tepër muzikën, ku dhe aty është përqëndruar edhe më shumë…

Arberia News: Sa vjeç është Leona Ferati? Dhe ku jeton?

Leona Ferati: Unë jam nëntë vjeç dhe jetoj në qytetin e Mitrovicës.

Ne çfarë shkolle studion? Cila është lënda jote e preferuar?

Unë jam në klasën e katërt të shkollës fillore Abdulla Shabani. Gjithashtu ndjek dhe shkollën e muzikës ku marr mësime në piano për të dytin vit. Lënda ime e preferuar është muzika.

Çfarë ëndërron të bëhesh kur të rritesh?

Endrra dhe dëshira ime më e madhe është bëhem këngëtare.

Kur ka qënë hera e parë që je ngjitur në skenë? Sa emocionuese ka qënë për ty?

Për herë të parë në skenë kam dalë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me rastin e 100 vjetorit. Kam ënduar këngën “Xhamadani vija-vija”dhe çuditërisht nuk kam patur sumë emocione. Ndjehesha e sigurtë në skenë.

Cilat kanë qënë aktivitetet muzikore që ke marrë pjesë deri më tani?

Unë kam marrë pjesë në  festivalin Cicërimat buzë Ibrit në vitin 2014. Gjithashtu kam këndur në programet festive për festat e fundvitit  ne RTK dhe në tv21. Unë do të marr pjesë dhe këtë vit në festivalin e fëmijëve “Cicërimat Buzë Ibrit”  me këngën “ Pres të kthehesh ti”. Festivali do të mbahet më 30 dhjetor

Cila është këngëtarja apo kengëtari që të frymëzon më shumë dhe do ti ngjash kur të rritesh?

Këngëtarja ime epreferuar është Elvana Gjata. Kur të rritem dua të bëhem e suksesshme si ajo.

Nga vjen gjithë kjo dashuri për muzikën? Është i trashëguar nga familja talenti?

Nuk e kam të trashëguar këtë talent, unë thjesht e dua muzikën.

Sa të mbështet familja jote në rrugën e artit që ti do të ndjekësh?

Prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë në rrugën time në muzikë.

Leona ka përshëndetur gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit në një video të bërë enkas për “Arbëria News”, me këngën e këngëtares së saj të preferuar Elvana Gjata.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =