Shkodër/ Shpërthim eksplozivi tek një biznes

KronikeKryesore
223
0
sample-ad
35policia-tirane-

Shpërthim eksplozivi në një dyqan në Vaun e Dejës, qarku Shkodër. Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në biznesin e shtetasit A.L. dhe prej tij ka vetëm dëme materiale.

Policia e Shkodrës ka nisur tashmë hetimet dhe po punon për të zbuluar autorët dhe shkaqet e ngjarjes. Policia e Shkodrës bën me dije se dyqanit i është vendosur një sasi prej rreth 10 gram tritol, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar 10 persona.

A. Lekaj pronari i lokalit, në një prononcim për media thotë se nuk ka konflikte me ndonjë person.
“Eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të lokalit, por unë nuk kam konflikte me njeri, kam 21 vite që kam këtë lokal”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 10 =