Frazat më të këndshme për urimet e festave

KryesoreTendence
1.7K
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”16467″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Gjetja e fjalëve të duhura për të bërë urimet e Krishtlindjeve nuk është gjithmonë gjë e lehtë, sidomos nëse kërkohet të përmbledhësh mendimin brenda pak fjalëve. Gjithsesi këtu poshtë mund të gjeni disa alternativa mesazhesh të këndshëm për t’ua dërguar njerëzve të afër, që ndoshta ju i keni larg. Mund të dërgohen me mesazh, me e-mail, apo përmes ndonjë kartoline të animuar.

*Kilometrat nuk e ndalojnë mendimin tim që të vijë pranë teje në këtë ditë feste dhe të të tregojë sesa afër me ty jam. Gëzuar!

*Në këtë natë magjike vështroj qiellin dhe të ndiej më afër! Gëzuar Krishtlindjet!

*Atmosfera magjike e Krishtlindjeve afron çdo kënd të botës. Thithim të njëjtin ajër festash, sikur të ishim bashkë. Gëzuar zemër!

*Nën pemë këtë vit kam dhuratën më të madhe, miqësinë tonë. Shumë urime nga një njeri që të mendon, të do shumë dhe nuk të harron!

*Eshtë bukur të kalohen Krishtlindjet me njerëzit e shtrenjtë, por kur kjo nuk është e mundur fizikisht, ai që na bashkon është mendimi, si në rastin tonë. Gëzuar!

*Gëzuar shpirt! Ky urim ardhtë si një përkëdhelje dhe përqafim i ngrohtë, për të të treguar me pak rreshta të gjithë dashurinë time në këtë Krishtlindje magjike!

*I acartë ajri, por jo zemra! Këto ditë janë të mbushura me dashuri. Çdo ëndërr e jotja ju bëftë realitet! Shumë shumë urime për Krishtlindje të mbara!

*Në këtë qiell përgjatë natës së Krishtlindjeve nuk fluturojnë vetëm slitat e mbushura me dhurata, por edhe urimet e mia të përzemërta për ty!

Natyrisht është e mundur që këtyre frazave t’u shtohet ndonjë gjë personale, në varësi të atij/asaj që do t’i dërgohen. Të tjera gjëra mendoni për miqtë apo të dashurin/ën, të tjera mendohen për prindërit. Kini kujdes të mos i dërgoni të gjithë numrave të regjistruara në telefon të njëjtën frazë, pasi kështu i humbet fare veçantia![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

15 − 1 =