Reportazh/ PLEQËRIA E THELLË E TRENAVE/ Nga: Xhoela SHYTI

Shtypi letrar
344
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”44550″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]“Hodha sytë nga lokomotiva bojërrjepur, që porsa ndali në platformë , duke tërhequr nga pas vetëm tre vagona të dalë boje, shumica e xhamave të të cilëve ishin të krisur e të thyer. Prej tyre zbritën vetëm shtatë pasagjerë…”.

Reportazh

PLEQËRIA E THELLË E TRENAVE

Nga: Xhoela SHYTI

Zbrita nga urbani i linjës Tiranë-Durrës për ti rihipur edhe njëherë trenit me të cilin dëshiroja të përshkruaja rrugën drejt qytetit të Shkodrës. Midis autobuzit dhe autoveturës, preferova të përzgjidhja trenin jo vetëm për të ripërtërirë kënaqësinë që më jepte dikur, në fëmijërinë time jo shumë të largët, “çaf-çufi” dhe trokthi i rrotave që në ecje e sipër godisnin hekurin e shinave, por  edhe sepse udhëtimet me tren kanë mbëtur si një fiksim romantik në kujtesën time.

Sapo zbrita nga autobuzi urban i Tiranës mora rrugën që të shpinte në stacionin e trenit, nën shoqërimin e babit dhe mamit, të cilët ma kishin miratuar dëshirën e udhëtimit me tren drejt Shkodrës, duke mos më treguar menjëherë domëthënënien e një lloj buzëqeshjeje që diçka linte të nënkuptohej.

Në shpjegim të parë, babi më tha se për të ma realizuar dëshirën na duhej të bënim veç një “sakrificë të vogël”, siç u shpreh, duke më shpjeguar se sakrifica qëndronte tek fakti që, për arsye të mosekzistencës së një stacioni treni në Tiranë, nisja jonë duhej të bëhej nga Durrësi.

Nga stacioni i trenit të qytetit bregdetar, që në mungesë të atij të Tiranës kishte marrë rolin e stacionit qendror nga ku merrnin udhë vetëm pak trena të mbetur ende në funksionin për të transportuar mallra e udhëtarë nëpër qytetet të ndryshme të vendit.

Ecnim drejt rrugës për në stacionin e trenit të tre dhe nuk e kisha fare mëndjen tek biseda që bënin mami e babi, por nga copëzat e shkëputura të dialogut të tyre  kuptoja se diskutonin rreth udhëtimeve të dikurëshme me tren. Pra, si ata dhe unë  mendonim për të njejtën temë. Më vinin në kujtesë ngjarje të të shkuarës kur i hipja trenit në Tiranë për të zbritur në Durrës, në qytetin ku jetonin prindërit e nënës sime, dhe përfytyroja sallën e madhe të stacionit, platformën e trenave që hynin e dilnin, sallën e madhe të qëndrimit të udhëtarëve, dhjetrat e shinave që kryqëzoheshin me njera tjetrën…

Befas mi shkundën këto kujtime të së shkuarës tingujt rrenqethës të një sirene që më kujtoi se posa kishim hyrë në territorin e stacionit të trenit të Durrësit, i cili, aq shumë ishte shpërfytyruar sa nuk po e njihja. I braktisur nga mizëria e dikurshme e udhëtarëve ai më ngjasoi me një vend të shkretë, ku edhe të paktët njerëz të gjendur në të e shkonin kohën ndër tryezat e kafeneve dhe lokaleve, më nga një gotë para.

Gjallëria e dikurshme mungonte. Vendin e saj e kishte zenë braktisja dhe grumbujt e hekurishteve të ndryshkura, mbetje të trenave të dikurshëm, që ishin shpërndarë në të gjithë zonën jashtë godinës së stacionit dhe  ngjanin si ca dinosaur të shekujve të shkuar. Shkretim dhe hekurishte të ndryshkura, përse vallë?

Lokomotiva e dalëboje, që tërhiqte nga pas vagona të palyer dhe të ndotur vazhdoi ti binte sirenës. Ajo po hynte çalë-çalë në platform, duke më krijuar imazhin e ca udhtarëve të varfër që prej vitesh nuk kishin arritur ta ndërronin kostumin.

I tillë mu shfaq edhe njeriu që na u prezantua si përgjegjës i atij stacioni, e që na shpjegoi se ish stacioni hekurudhor,dikur vendi ku kryqëzoheshin të gjitha linjat hekurudhore, prej vitesh kishte nisur të përjetonte pleqërinë e tij të thellë.

Për të përforcuar shpjegimin e tij, hodha sytë nga lokomotiva bojërrjepur, që porsa ndali në platformë duke tërhequr nga pas vetëm tre vagona, të dalë boje, shumica e xhamave të të cilëve ishin të krisur e të thyer. Prej tyre zbritën vetëm shtatë pasagjerë.

Përgjegjësi shpjegoi se ky ishte njëri nga dy trenat e linjës së Shkodrës, që ishin ndër të paktit ende në dispozicion të numrit të pasagjerëve që po shkon drejt zhdukjes dhe….

Ai vazhdonte të rreshtonte arsye të tjera të braktisje së udhëtimit me trena dhe, ndërsa prindërit e mi ndiqnin të thenat e tij, unë sërish isha zhytur në përfyryrimin tim zhgënjyes, duke u përpjekur të rindizja shkëndijat e zjarrit të dikurshëm të mezipritjes për të nisur udhëtimin mbi rrugët e hekurta të trenave, ulërima e pandalshme e të cilëve, megjithatë, nuk arrinte të ma zmbrapste pasionin e rrugëtimit. Po ndjeja keqardhje…

* Autorja është nxënëse e klasës së IX-të në shkollën “Qazim Turdiu”, në Tiranë [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 7 =