Gazeta britanike: Shqipëri-Zvicër do të jetë lojë nervash !

Sport
286
0
sample-ad

Gazeta britanike “The Sun” sportiv  i ka kushtuar një artikull përballjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës më 11 qershor 2016, në kuadër të ndeshjes për eliminatoret në grupin A të  “Euro 2016”, së bashku me Francën organizatore dhe Rumaninë. Sipas britanikes, takimi Shqipëri-Zvicër do të jetë kryendeshja e grupit.

“Në pamje të parë duket se nuk ka asgjë elektrizuese në këtë ndeshje, përveçse padurimit për të parë në lojë “Mesin alpin”, Xherdan Shaqiri”, por, nëse i futesh pak me themel dy skuadrave zbulon që kjo ndeshje do të jetë një lojë nervash mes dy skuadrave. Shqipëria ka të paktën 7 futbollistë në gjirin e saj që kanë lindur në Zvicër. Kohët e fundit, De Biazi ka grumbulluar lojtarët: Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Fredi Veseli, Amir Abrashi, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, që të gjithë të lindur në Zvicër”, shkruan “The Sun”.

Sipas të cilës, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se Zvicra ka në gjirin e saj të paktën gjashtë lojtarë me kombësi shqiptare, ndaj dhe ndeshja është cilësuar si një derbi.

“Në këtë ndeshje do të kemi përballjen mes dy vëllezërve Xhaka, ku njëri ka zgjedhur të luajë për Zvicrën dhe tjetri për Shqipërinë”, vijon “The Sun”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =