Tifozët shqiptar do të kenë 15% të vëndeve në stadiumet e "Francë 2016"

Sport
297
0
sample-ad

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë për herë të parë të mbështesin vendin e tyre në një fazë finale të Europianit. Kjo do të ndodhë të paktën për 3 ndeshjet e grupit. Mesditën e së hënës nisi prenotimi i biletave dhe për çdo sfidë të grupit përkrahësit e Kombëtares do të kenë në dispozicion 15% të kapacitetet të stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja. Biletat mund të rezervohen duke patur një pasaportë shqiptare.

Gjithçka bëhet në faqen zyrtare të UEFA-s në hapësirën kushtuar këtij evenimenti. Prenotimi nuk do të thotë se vendit është i sigurtë, pasi për këtë do të ketë një njoftim të dytë nga organizatorët.

Por shqiptarë të tjerë mund të mbështesin përfaqësuesen e drejtuar nga De Biasi duke patur një pasaportë të vendit ku jetojnë, por do të qëndrojnë në tribunat neutrale. Prenotimi për sfidat me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë do të zgjasë deri më 18 janar dhe kërkesat pritet të jenë të shumta./tvklan/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =