Taksa për profesionet e lira, MF tërhiqet nga projektligji

Ekonomi
226
0
sample-ad
15-04-25-02-03-03banner_ministria-e-financave-700x420

Ministria e Financave është tërhequr nga varianti fillestar i projektligjit që rrit fort kontributet për profesionet e lira. Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, tha se masa e sigurimeve që do paguajë kjo kategori do të përcaktohet në bazë të kritereve që do të nxjerrë Këshilli i Ministrave.

“Duke pasur parasysh këto kritere, llojin e profesionit, zonën ku ushtrohet profesioni, eksperiencën në punë, madhësinë e të vetëpunësuarit, apo kompanisë”, tha Beqiraj.

Por opozita e cilësoi këtë si një nismë që bie ndesh me Kushtetutën. Sherefedin Shehu shpjegoi pse: “Unë mendoj se është antikushtetues sepse me këto kritere ne vendosim taksa. I themi nuk do paguash pesë po dhjetë. Por ju po ia lëni Këshillit të Ministrave. Nëse do ti bëni këto ndryshime, unë do tu propozoja që bëni specifikë dhe merreni përgjegjësinë ju, sepse në Kushtetutë tatimet dhe taksat vendosen me ligj”, tha Shehu.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga zëvendësministrja e Financave, e cila i kujtoi opozitës se kur ishte në pushtet vendoste taksa me paga referencë.

“Qeveria e mëparshme ka vendosur paga referuese mujore, mbi të cilat llogaritej jo vetëm sigurimi shëndetësor dh eshoqëror, po dhe Tatimi mbi të ardhurat personale. Këtë e ka bërë në shkelje të ligjit. Nëse ne pobiem një ndryshim ligjor, dhe e vendosim në ligj, këta e kanë bërë me VKM pa ligj fare ”, tha Beqiraj.

Varianti fillestar i qeverisë parashikonte rritjen me disa fish të sigurimeve për profesionet e lira, si avokat, mjek, farmacistë etj. Drafti u kundërshtua fort nga grupet e interesit si i padrejtë dhe që do të conte në falimentime masive, por edhe shtrenjtimin e tarifave për këto shërbime.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + 16 =