VIDEO/ Fjalimi i Sali Berishës në dhjetor 1990: "Faleminderit shoku Ramiz Alia!"

KryesoreVendore 2015
558
0
sample-ad

Në një intervistë në TV Klan, në 12 dhjetor 2012 Sali Berisha ka folur për themelimin e PD (për këtë në intervista të ndryshme ka dhënë më shumë se një version) si dhe për thirrjet pro Ramiz Alisë.

“Ne shkuam në një dhomë në Qytet Studenti dhe u ulëm dhe nisëm diskutimin për themelimin e Partisë Demokratike dhe aty e themeluam Partinë Demokratike. Këtë e bëmë, pikërisht për të mos humbur asnjë minutë kohë. Sepse të nesërmen e të pasnesërmen, regjimi do të bënte gjithçka për ta frenuar një gjë të tillë…” – ka thënë Berisha.

Më poshtë, pjesë nga intervista:

Po në atë kohë keni deklaruar se do të ktheheni në spital dhe nuk do të merreni me politikë?

Jo tamam kështu. Kam thënë që nuk ju ndahem studentëve, por a do kem rol drejtues apo jo, kjo është tjetër gjë. Ato ditë ishin ditë shpërthimi të një entuziazmi të paparë, por edhe dhune e terrori të paparë. Ramiz Alia, mbajti një fjalë në Komitetin e Partisë, ku na quajti ne armiq të vërtetë të vendit dhe të socializmit.

Ndërkohë që në një farë mënyre, ju vazhdonit t’i bënit elozhe Ramiz Alisë…

Ishte një strategji që kërkonte çështje kohe ku forcat demokratike duhet me çdo kusht të shmangnin përballjen me dhunë…

Për më shumë ndiq videon.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + eleven =