Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim kërkon hapa më të shpejtë drejt barazisë gjinore në politikë e vendimmarrje

Stili i jetes
274
0
sample-ad
12351315_10208226996297096_81431389_o

Qendra Aleanca Gjinore Për Zhvilim organizoi konferencën Kombëtare “Gratë Shqiptare në rrugëtimin drejt politikës dhe vendimmarrjes – në vëmendje gratë në pushtetin lokal”.

Në konferencë morën pjesë shkëlqesia e tij, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, z.Johan Ndisi, i ngarkuari me punë i Qeverisë Suedeze në Shqipëri, znj. Valentina Leskaj, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, deputete, minister, gra kryebashkiake, donator, pjestarë të shoqërisë civile etj.

“Çështja e përfaqësimit të barabartë me burrat, të grave në politikë e vendimmarrje është një çështje e cila duhet të avancojë me hapa të shpejtë. Nuk ka kohë për të pritur. Është koha kur partitë politike, liderët e tyre dhe forumet e grave ta marrin këtë çështje seriozisht”, tha Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim.

Vlerësim për progresin e deritanishëm dhe angazhim per mbështetje të mëtejshme sa i takon rritjes së pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në vendimmarrje dhe politikë përcolli gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Sa më shumë gra e vajza të përfshihen në jetën publike, aq më mirë do shkojnë gjërat. Në këtë periudhë është bërë një progres i jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Kemi vendosur disa pika referimi që nuk mund të zhbëhen. Vetëm disa vite më parë situata e shifrave ishte më shqetesuese nga sa është sot. Ligjet janë, ne i kemi por jetësimi i legjislacionit kërkon kohën e vet” – u shpreh kreu i qeverise.

12067279_10208227287864385_26870375_n

Ndërkohë e pranishme në konferencë nënkryetarja e parlamentit Valentina Leskaj theksoi se sfidë mbetet krijimi i qëndrueshmërisë në rezultatet e arritura për gratë në vendimmarrje.

“Ne e dimë që vendi nuk mund të bëj përpara nëse gjysma e popullsisë është e nënvlerësuar. Kur ka pabarazi kthehet në një problem jo vetëm për gratë. Çështja e fuqizimit të grave ështe më komplekse. Nuk ka zhvillim të që qëndrueshëm pa integrimin e grave” – theksoi zonja Leskaj.

I ngarkuari me punë i Qeverisë Suedeze në Shqipëri, Johan Ndisi  e cilësoi si një çështje të rëndesishme rolin e gruas në shoqëri, edhe në nivel personal. “Jam krenar që mund ta cilësoj veten si një feminist. Një feminist është dikush qe njeh barazinë e të drejtave mes grave dhe burrave, ndaj e konsideroj këtë çështje personalisht si shumë të rëndësishme.”

Gjatë konferencës, kryetarët e bashkive të Sarandës, Roskovecit, Urës Vajgurore, Prrenjasit,  Patosit, Gramshi dhe përfaqësueset e Bashkisë Shkodër dhe Gjirokastër prezantuan planet e tyre të veprimit për integrimin gjinor që do të zbatohen gjatë mandatit aktual në bashkitë e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × four =