VIDEO/ Gjumë për shtatë pal qejfe në kolltukun e FIFA-s

Sport
199
0
sample-ad

Pas skandaleve të korrupsionit, që tronditën kreun e FIFA-s, Sepp Blatter , së bashku me drejtuesit e tjerë, por edhe pas arrestimeve të presidentëve të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Konfederatës së Amerikës së Jugut, duket e vështirë që edhe drejtuesit provizorë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka para ky organizëm mbarëbotëror.

Issa Hayatou, që zëvendësoi zviceranin duke u emëruar president në detyrë i FIFA-­s deri në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 26 shkurtit në Zyrih, ka dremitur në konferencë për shtyp. Gjithçka në një dalje për mediat e organizuar nga vetë ish atleti kamerunas dhe drejtuesi sportiv. Ndoshta prej lodhjes nga angazhimet e shumta?!

Imazhet që tregojnë sesi 69 ­vjeçarin e zë gjumi kanë bërë xhiron e botës. E gjithë kjo ndodhi në orët kur arrestimet e funksionarëve të lartë të FIFA-­s me akuzën e korrupsionit kanë vazhduar. Një çështje që do ti mbante të gjithë pa gjumë, por zvendësin provizor të  Blatterit, Issa Hayatou.

Kjo ishte dalja e parë e Hayatou për mediat si president në detyrë i FIFA­s. Në momentet kur nuk ishte përgjumësh dhe mbajti fjalimin në foltore, kamerunasi, i cili në vitin 2002 konkurroi kundër Blatter duke e humbur garën, u shpreh se konfederata botërore e futbollit duhet të ndërmarrë një sërë reformash për të rikthyer besueshmërinë./SS

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − six =