Gara për kreun e FRPD/ I riu: “Votoj me shpresën që kandidati do më gjejë punë”

AktualitetKryesore
241
0
sample-ad

Sot mbahet Konventa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) të Tiranës, për zgjedhjen e kryetarit të kësaj strukture të PD-së, që është edhe përmbyllja  e garës disajavore, midis konkurentëve. Garë që njohu njëzetë ndalesa dhe votime ndër seksionet rinore të qarqeve të tjera të vendit.

Statistikat e marra nga selia blu tregojnë se rreth 15-16 mijë të rinj janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në të  gjithë  vendin. Sipas, kalkulimeve të  bëra, nga të tre kandidatët rezulton se këtë garë e udhëheq  me 300 vota para Belind Këlliçi.

Mirëpo, parimi i votimit “një anëtar një votë” dhe një garë “American style” e huazuar nga primaret e Republikanëve dhe Demokratëve në SHBA, parimi i cili ishte  premtuar nga demokratët, duket se  nuk është zhvilluar ashtu siç thuhet. Sipas informacioneve konfidenciale rezulton se këto votime janë kthyer në pazare përfitimesh nga të dyja anët.

“Po votoj kandidatin X  me shpresë dhe më mirëkuptim  nga të afërmit e tij për ndonjë vend pune në të ardhmen”,– tha B.S., për rrejtin informativ “Arberia News”. Një  pohim të  përafërt me  këtë  e kanë  bërë edhe disa të rinj të  tjerë  në njësinë  numër 5 të Kryeqytetit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − sixteen =