Home / Ekonomi / Çuditë e shpenzimeve në buxhetin e 2016­

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Çuditë e shpenzimeve në buxhetin e 2016­

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”43881″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015­ 2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike. Rreth 6 milionë lekë (42 mijë euro) janë parashikuar në buxhetin e shtetit 2016 për “Studime për potencialet e investimeve në Shqipëri, po në zërin e shpenzimeve kapitale, financim i brendshëm, te Ministria e Ekonomisë.

Një tjetër Projektstudimor “Zhvillimi i turizmit të spa-­ve në vendburime termale” ka një fond prej 14 milionë lekësh (rreth 100 mijë euro). Edhe Projekti studimor “MICE” (turizmi i konferencave: Meetings, Incentives, Conferences, and Events) ka të parashikuar një buxhet prej 15.4 milionë lekë. Projekti kombëtar E‐Turizmi ‐Krijimi i Portalit të turizmit Shqiptar (prezanimi Shqiperise turistike online dhe të mënyre të integruar me sistemet e tjerë) kërkon 3 milionë lekë. Zgjerimi i gamës së koncesionave ka bërë që të akordohen 11 milionë lekë për një “Sistem Online kombëtar për Koncsesionet, administrimin e tyre, ndjekjen e procedurave online, skeda e të dhënave, historiku, lejet dhe shërbimet në lidhje me koncesionet”.

Për zhvillimin e turizmit janë parashikuar 40 milionë lekë për zërin “inovacione teknologjike”. Ndërsa është “lëshuar dora” për fondet e projekteve e sudimeve, fondet direkte për sipërmarrjet si për “Biznese të mbështetura me Fondin Start­up”, “Mbështetje biznesit kreativ” dhe Projekt “Per grate sipermarrese” janë nga 10 milionë lekë secili! 20 milionë dollarë për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash Qeveria do të përdorë rreth 20 milionë dollarë nga fondi i investimeve publike të vitit që vjen për asistencë teknike, rikonstruksione dhe mobilim zyrash për administratën qendrore. Sipas projekteve të detajuara të shpërndarjes së fondit të investime, nga Ministria e Ekonomisë 2 miliardë e vlerës totale të zërit të investimeve prej 59 miliardë lekësh do ti dedikohen përmirësimit e cilësisë në ambienteve të administratës dhe projekteve te asistencës teknike që kanë lidhje me trajnimin e administratës publike. 500 mln lekë për asistencë teknike Shpenzimet për asistencë teknike të përfshira në shpenzimet kapitale të vitit 2016 janë rreth 4.8 milionë dollarë ose 0.5% e totalit të investimeve.

Janë dy projekte “Asistence stafi për projektin ” Rimëkëmbja e sektorit energjetik” që kushtojnë 45 milionë lekë. 144 milionë lekë të tjera do të kushtojnë projektet për përmirësim i menaxhimit te financave publike dhe përmirësim i kapaciteteve të administratës fiskale. Asistenca teknike nga fondet e IPA e përllogaritur si shpenzim kapital përfshin një vlerë prej 183 milionë lekësh. Rikonstruksionet 1.1 miliardë lekë Për përmirësimin e ambienteve në Presidencë do të përdoren këtë vit 15 milionë lekë nga buxheti i vitit që vjen. Një vlerë e madhe prej 35 milionë lekësh do të përdoren për rikonstruksion i zyrave të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit) , për ambientet e të cilit edhe më parë janë investuar shuma të mëdha. Ndërsa rreth 170 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të gjykatave në disa rrethe.

Ministria e Arsimit do të shpenzojë 101 milionë lekë për rikonstruksion ambientesh, Ministria e Jashtme 75 milionë lekë dhe Ministria e Brendshme rreth 120 milionë lekë. Ministria e Financave do të shpenzojë për përmirësimin e ambienteve të saj 91 milionë lekë. Më shumë se 30 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të vilave qeveritare dhe 100 milionë lekë për ministrinë e Zhvillimit Urban Mobilimi i zyrave 335 mln lekë Në buxhetin e vitit 2016 në zërin e shpenzimeve kapitale do të shpenzohen rreth 3 milionë dollarë për mobilimin e zyrave të institucioneve publike në vend. Vetëm ministria e Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj do të përdorin 30 milionë lekë vitin që vjen për mobilimin e ambienteve. Ministria e financave do të shpenzojë 68 milionë lekë, ministria e Brendshme 80 milionë dhe Shërbimi informativ 30 milionë lekë. Ministria e Mjedisit do të shpenzojë për zyrat 10 milionë lekë. Prokuroria rreth 32 milionë lekë dhe gjykatat rreth 35 milionë lekë.  /Monitor/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Euro rrëzohet sërish, nivel tjetër rekord më i ulët i 11 viteve

  Euro ka shënuar një rekord të ri të ulët gjatë ditës së sotme, duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − six =