Gështenjat, vlera të shumta shëndetsore

Shendeti
587
0
sample-ad

 

Gështenjat kanë vlera shumë të mira ushqyese,, para disa vitesh ato përfaqësonin bazën ushqimore të përditshme të popujve që jetonin në mal. Sot, mund ti konsumojmë në shumë versione, në furre, të ziera, të pjekura etj. Gështenjat kanë origjinë të vjetër: pema e gështenjës kultivohej nga romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë. Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat.

Por cilat janë karakteristikat e tyre?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë E, yndyra të mira dhe fitosterol: bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën.

Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato.

Ndër të tjera, vitamina E dhe magnezi janë dëshmuar për parandalimin e problemeve të zemrës: rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.

Vitamina E dhe acidet yndyrore të pangopura kanë gjithnjë një veprim mbrojtës për lëkurën: ekziston për shembull vaji i gështenjave për kurimin e flokëve dhe të lëkurës, i cili është në gjendje të parandalojë dehidratimin, ndërsa dhe i forcon ato, falë të mirave zbutëse dhe tonifikuese që zotëron.

Magnezi dhe mangani i sjellin shumë të mira kockave dhe gjymtyrëve: magnezi është në gjendje të forcojë skeletin dhe të magazinohet e të përdoret në rast të mungesave.

Prania e vitaminave të grupit B, i bën gështenjat të dobishme për sistemin nervor: këto vitamina janë të nevojshme për krijimin e mielinës (rrit efikasitetin e impulseve nervore) dhe për sintezën e serotoninës etj.

Gështenjat, falë pranisë së magnezit dhe të fibrave, favorizojnë tretjen e mirë, transitin intestinal dhe eliminimin e toksinave, përveçse e ndihmojnë metabolizmin me proteina dhe karbohidrate.

Vitamina E konsiderohet si një antioksidant natyral dhe si i tillë është në gjendje të ngadalësojë plakjen e shpejtë dhe të kundërshtojë veprimin e radikaleve të lira. Gështenjat nuk përmbajnë gluteinë dhe për këtë ato përcaktohen në ushqyerjen e kujtdo që vuan nga problemet me zorrët.

Gështenjat përmbajnë acide yndyrore esenciale si Omega 6 dhe Omega 3, të cilat janë në gjendje të thithin nivelet e kolesterolit LDL, si dhe acid oleik, i cili shërben për të ngritur nivelet e kolesterolit të “mirë” HDL.

Magnezi i pranishëm te gështenjat lufton lodhjen, dhembjen e barkut, si dhe dobësinë e përgjithshme trupore. Konsumimi i gështenjave, ndër të tjera, është i përshtatshëm edhe për plotësuar ndonjë mangësi në organizëm, si dhe për të luftuar aneminë.

Prezenca e vitaminave të grupit B ndikojnë në largimin e stresit dhe ankthit, ndërsa luftojnë edhe depresionin, që reflekton simptoma të ndryshme. Gështenjat, ndër të tjera, janë në gjendje të luftojnë edhe lodhjen: falë prezencës së fibrave, ato kanë edhe të mira laksative apo pastruese.

Gështenjat janë një burim i pasur me kripëra minerale: janë të pranishme sasi të duhura të magnezit, potasit, fosforit, magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut dhe të selenit. Kjo lloj frute e thatë, përveçse përmban vitamina (A, ato të grupit B, vitaminën E, K dhe J), ka edhe betakaroten, sakaroz, aminoacide të ndryshme, ujë, proteina dhe fibra. Ndër të tjera, gështenjat janë një ushqim shumë kalorik: flitet për rreth 628 kalori në çdo 100 gramë.

Në fund mund të themi se, nuk ekzistojnë efekte kolaterale të veçanta që lidhen me konsumimin e gështenjave. Por sigurisht, është mirë t’i kushtoni vëmendje konsumit të tyre, nëse jeni alergjikë: bëhet fjalë për një ushqim me shumë kalori. Ndërkohë, është mirë që me konsumimin e gështenjave, të mos e teproni. Si në çdo gjë tjetër, edhe për këtë frutë, ky rregull duhet pasur “vath në vesh”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + eleven =