Festa e çlirimit, qofte zgare,suxhuk dhe birra pa kupon tatimor (Foto)

AktualitetKryesore
420
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”43721″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Gjatë  gjithë ditës dhe “Natës së Bardhë” shitësit ambulantë të stacionuar në sheshin qendror të Kryeqytetit kanë përfituar nga rasti i festës së Çlirimit për tu shërbyer klientëve festues me shitjet pa lëshuar kupon tatimor.

Dita e festës së çlirimit  të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, së bashku me të njohurën tashmë si “Nata e Bardhë”, ka përplasur për herë të parë politikat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës me atë të kryeministrit Edi Rama.

Erion Veliaj i njohur edhe  si pasardhësi i Ramës  ose  “pinjoll”  i filiozofisë së tij politike,  ka kundërshtuar publikisht modelin e ri të qeverisjes  dhe  paketën ligjore mbi taksat fiskale.

Gjatë  mbrëmjes së djeshme shitësit ambulantë të kryeqytetit kanë përfituar nga rasti i festës së organizuar për tu shërbyer klientëve festues me shitjet pa lëshuar kupon tatimor. Fjala është për shitjen e birrave, qofteve, suxhukëve, sallamrave, salçiçeve e asortimenteve të tjera të qebapit, pa i dhënë kurkujt kuponin tatimor. Gjë kjo që, duke patur parasysh frikën e këtyre dy muajve lidhur me mungesën e “kuponit tatimor” që të shpinte edhe në burg, ka ngjallur humor e ironi midis vetë klientëve,por edhe në rrjetet sociale.[/vc_column_text][vc_single_image image=”43722″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”43723″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − one =