"Rambo" iraken, që ka si mision të vrasë sa më shumë xhihadistë

Histori te rrallaKryesore
574
0
sample-ad

E quajnë “Rambua iraken” pasi është simboli i rezistencës irakene ndaj xhihadistëve. Motoja e tij është “nuk do të ngelë asnjë farë terroristi”. Nëse e sheh të armatosur me pushkë, antiplumb dhe granata, të krijon vërtet përshtypjen e Rambos së famshëm. Emri i tij i vërtetë është Ayyub Faleh al Rubaie. Bashkëluftëtarët e cilësojnë si “Engjëlli i Vdekjes”. Ai ka qenë një ish­docent universitar dhe kampion në sportin e Teakwondo.

I pëlqen të fotografohet dhe të tregojë kohën kur jepte mësim. Por tani misioni i tij është tjetër: Të vrasë sa më shumë xhihadistë. Ai është kreu i lëvizjes shiite të Imam Aliut, një bataljon i lindur në 2014. Rambo iraken është idhur në shumë zona të vendit. Fytyra e tij është e stampuar në bluza që vishen nga të rinjtë. Rreth tij madje janë krijuar këngë dhe filma të animuar. Por megjithëse është një luftëtar i pamëshirshëm ai e përshkruan veten si një njeri paqësor. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. “I shoqëroj shpesh fëmiëjt e mij në shkollë. Më pëlqen të kaloj kohë me ta kur nuk jam duke luftuar”, thotë Azrael. Por mediat e huaja thonë se ai është i pamëshirshëm ndaj sunitëve. Madje thonë se e kanë parë duke keqtrajtuar edhe kufomat e tyre. Jo më kot e quajnë “Engjëlli i Vdekjes”. Përgatiti: Amarildo Lumani/ TemA/Il Tempo

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + one =