Kolaudimi i makinave, Ministria:“ Rradhët do të vazhdojnë edhe një dekadë!”

AktualitetKryesore
488
0
sample-ad

Kolaudimi i makinave në Shqipëri na ka kthyer pas në kohë. Vërtetë ka ikur koha e komunizmit, kur njerëzit çoheshin në orën 1 pas mesnate për të zënë rradhën e qumështit, por ka ardhur koha që të çohesh për të zënë rradhën për kolaudimin e makinës”, është batuta që dëgjohet nga pronarët e automjeteve, të cilët prej orësh  presin rradhën e kolaudimit. Një procedurë e domosdoshme ligjore, moskryerja e të cilës i penalizon rendë.

Situata e rradhëve të gjata të automjeteve dhe njerëzve që presin të kalojnë detyrimin ligjor të kolaudimit është e trashëguar nga vitet dhe këtu çudia nuk qendron tek prezenca, por sepse prezenca bie ndesh me sjelljen e Qeverisë së Rilindjes. Kreu drejtues i të cilës, kur ishte në opozitë premtoi edhe liberalizimin e tregut të kolaudimit të automjeteve dhe dhënien fund të monopolit.

Sepse aktualisht, i tillë vazhdon të jetë ky treg, i monopolizuar, ndaj edhe situata e rradhëve të gjata, e qenë prezente për vite me radhë në afërsi të fushës së Rinasit, ku edhe ka zyrat koncesionari zviceran “SGS”, vazhdon ende. Është një situatë shqetësuese që, për më tepër, pritet të mbetet e pandryshueshme edhe në vitet e ardhëshme.

Duke mos e mohuar gjëndjen rradhore, në një prononcim për “Arbëria News” zyrtarë të Ministrisë së Transporteve shprehen se është e pamundur të bëhen ndryshime dhe rradhët qytetare do të vazhdojnë për së paku një dhjetë vjeçar. Kjo pasi, sipas tyre, kontrata e Qeverisë paraardhëse Berisha me zviceranen”SGS” është monopol. E ngjashme me atë që Qeveria Nano ka nënshkruar me gjermanët e aeroportit të Rinasit, në një nga pikat e të cilës ndalohet çdo sipërmarrje që stimulon funksionimin e të tjera aeroporteve. Edhe me “SGS” është e njejta marrëveshja monopol, ndryshon vetëm kohëzgjatja e kontratës. “SGS” e ka pesëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk di të ketë një plan që Qeveria të prishë kontratën me kompaninë zvicerane. Ky është shpjegimi argumentues që të ofrojnë në Ministrinë e Transportit, duke u stepur për të dhenë një përgjigje konkrete rreth premtimit të dhenë nga Kryeministri në detyrë për të krijuar kushte më të mira për këtë procedurë, deri edhe në ndryshimin ose prurjen e koncensionarëve të rinj.

Sipas burimit nga Ministria prishja e kontratës 15 vjeçare me kompaninë aktuale “SGS” është e pamundur, pasi nëse realizohet ka një kosto shumë të lartë për Buxhetin e Shtetit.

Marrë nga “Arberia News”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 10 =