Burgu i Peqinit/ Lejet, ushqimi, kushtet dhe trajtimi…

AktualitetKryesore
864
0
sample-ad

Ky është shënimi  mbi  fletën e lejes shpërblyese për sjellje të mirë që çdo i burgosur mezi  pret të marrë ligjërisht çdo 3 muaj  për të dalë sipas kushteve të përcaktuar për të takuar familjarët e vet jashtë abjenteve të burgut , por  që, numërohen me gishtat  rastet që respektohet  ky vendim.

Sipas rregullores të fiksuar  qysh në vitin  1998,  çdo  i denuar  e ka  të lejuar ligjërisht që brenda  një  viti të  dalë  me leje nga abjentet e vujatjes së denimit për 21 ditë (dikur ka qenë 25 ditë) .

Mirëpo, sipas burimeve  konfidenciale nga burgu i Peqinit dhe familjarëve të të dënuarve, ky vendim  nuk respektohet në  kushte  normale.

Nga këto burime, mësojmë  se  dhënia e  kafeve apo  nderet  midis gardianëvë apo drejtorëve dhe të  bugosurve janë kthyer sërisht si një gjë normale apo thënë ndryshe ritual i përditshem.

Problemi i sipërmendur është një ndër  problemet që të burgosurit e vuajnë  më shume nga gjithçka në krahasim me “avaritë” e tjera brenda burgut që ata i përgjigjen me shpenzimet e tyre.

Frika e zbulimit të vendndodhjes në  pavjonet e burgut, ka bërë  që dërgimi i materialeve (foto) ilustruese dhe pasqyrimi  i kushteve “mjerane” të jetë e  pamundur.

Po ashtu familjarë që nuk duan te identifikohen mësohet se nga policia e burgjeve dhe gardianë është ushtruar dhunë. Për këtë ka edhe ankesa pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas të dhënave nga persona që vuajnë dënimin mësohet se një i burgosur i kushton shtetit 30 deri në 50 dollarë.

Problemet e brendshme të burgut të Peqinit

Ajrosje 1 herë në ditë dy orë.

Dushet  funksionojnë  vetëm  1 herë në javë

Ushqimi është pothuajse  fasule dhe makarona përditë dhe vetem në raste të veçanta si sot ndonjë gjellë apo supë e cila  lë shumë për të dëshiruar.

Mungojnë orët e mesimit dhe orët e trajtimit sociale, që ndihmojnë në rehabilitimin më të shpejtë të personave më liri të kufizuar etj.

(Shënim:  Informacionet janë marrë nga ankesat e familjarëve) pranë rrjetit informativ “Arberia News”).

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + eleven =