VIDEO-EKSKLUZIVE/ “Bektashi”: Ku je ti re i poshtër!

IntervistaKryesore
584
0
sample-ad

Gazmir Koxhaj, i njohur për shqiptarët nga vidiot e tij që poston në YouTube, ka dhënë në intervistën e mëposhtme zbulon sekretet e vetevetes. Flet jo vetëm për videot humoristike të xhiruara në ambjentin ku jeton dhe ushtron hobin e tij, peshkimin, por bën me dije se kush është Gazmiri? Çfarë bën, madje nuk ngurron të flasë edhe për ca disa mistere që shqiptarët ende nuk i dinë.

 – “Bektash” nga jeni me orgjinë?

Jam nga Kuçova me origjinë

– Çfare pune bëni?

 Unë punoj kamarier

– A jeni i martuar?

Jam që mos qofsha, hahaha.., shaka!

– Peshkimi është një hobi që ju keni apo është puna juaj e dytë?

Peshkimi është hobi dhe sëmundja ime e pa shërueshme!

– Si u ndiet pasi videot tuaja u publikuan në shumë rrjete sociale në Shqipëri ?

Në fillim u tremba, më ra tavani mbi kokë, hahahaha…Thashë po këto ç’dreqi paskan me mua?! Mesazhe gjithandej.

– Si ju erdhi ideja për videot e “famshme” në Youtube ?

Nga vet gallatat apo humori amator që unë bëj me shoqërinë në jetën e përditshme. Një ditë thashë me vete pse mos të materializoj diçka nga e gjithë përditshmëria ime dhe t’a ndaj me miqtë e youtube-it ?!

– Kush është video e parë që ju vendosët të publikonit dhe pse pikerisht ajo video ?

Video e parë e cila ka pasur në temë humorin amator ka qenë ajo me “Bektashin”, por ajo ka qenë edhe dilema e madhe nga vetë reagimi që do vinte më pas dhe e fundit e kisha pershtypjen dhe ndjesinë se ajo video do bënte bam,por jo kaq shumë sa bëri në të vërtetë.

– Nese ju vjen një ofertë nga show humoristike në Shqipri, si “Portokallia”, a do të pranonit ?

Nëse do të më vinte një  ofertë, pse jo. Kush është ai i verbër që nuk do sy, por çështja është se a e bëj dot unë atë punë?

– Sa kohe keni ne emigracion dhe ku jetoni ?

Ne emigracion kam gati 23 vjet dhe jetoj në Kamena Vurla qytez kjo 38 km AFER Lamiass.

-Kush eshte “Bektashi” dhe ku eshte xhiruara video ?

:Bektashi” nuk ekziston është një metaforë e imja. Djali që unë thërras në video, në fakt emrin e ka Dashamir, është djali i hallës sime që tashmë jeton ne Itali dhe e përshëndes. Videon e kemi xhiruar spontanisht po në Kamena Vurla.

Intervistoi: Orest ÇIPA

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =