Shqipëri-Gjeorgji, tifozët kuq e zi braktisin ndeshjen

Sport
209
0
sample-ad

Pas barazimit 2­-2 kundërë Kosovës, Shqipëria ka marrë po të njëjtin rezultat edhe në miqësoren ndaj kombëtares së Gjeorgjisë, në ndeshjen e të henës në  stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Gianni De Biazi zhvilloi një 90 minutësh pozitiv, ku tekniku italian kishte bërë disa ndryshime në formacion. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë ku që në minutën e 2­të Gjeorgjia kaloi në avantazh me anë të Kashia i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen tonë. Kuqezinjtë u munduan të barazojnë shifrat, por pa rezulatat duke e mbyllur pjesën e parë në disavanatzh. Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fillim të fraksionit të dytë, Gjeorgjia dyfishoi shifrat me një gol të Chanturian, i cili i vetëm midis mbrojtjes sonë sa doli të shënonte. Pas këtij disavantazhi ekipi shqiptar, u hodh i gjithi në sulm për të barazuar shifrat.

Në 5 minutat e fundit të ndeshjes kuqezinjtë reaguan mjaft mirë dhe në minutën e 88-­të, Migjen Basha, shkurtoi diferencën e rezultatit në 2-­1. Goli i dha zemër ekipit të Shqipërisë, që arriti ta barazoj rezultatin në fund të ndeshjes me anë të sulmuesit, Sokol Cikalleshi, i cili realizoi një supergol nga distanca.

Ndërkohë “Tifozat Kuq e Zi” bojkotuan ndeshjen në shenjë proteste ndaj FSHF­së, për mos shpërndarjen e shumë biletave që bënë për ndeshjen ndaj Serbise. Ata shpalosën banderlon me mbishkrimin “Ku i keni tifozët”. Gjithashtu policia ka ndalur  tifozët “Kuq e Zi” të fusin në stadium koreografinë e tyre, ku kishin një një foto të “Ballist” Morinës”, i cili vazhdon të jetë në burg për armëmbajtje pa leje./f.b

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =