Mbledhja e Sigurisë, deputeti Noka e quan ministrin Tahiri "palo trafikant"…

AktualitetKryesore
259
0
sample-ad

Në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Sigurisë, raportimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, rreth sigurisë në vend është shoqeruar me debate të forta mes tij dhe deputetit të opozitës Flamur Noka.

Deputeti Noka e akuzoi ashpër ministrin për raportim të gënjeshtërt, por edhe se ka hequr nga puna plot 800 efektivë.

“Tahiri e ka mbushur Policinë me trafikantë. Tahiri po ofendon Policinë, është një “palo trafikant”, është shprehut deputeti Noka.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar se Kodi i ri i Etikës sjell standarde të reja në Polici, teksa theksoi se e gjetën Policinë e Shtetit të zhytur në korrupsion. Pas debateve të ashpra mes Tahirit dhe Nokës, kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, është detyruar të ndërpresë mbledhjen, për të rinisur pas pak minutash.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 6 =