Shqiptarët po grupohen, vetëm një sinjal nga Perëndimi presin

KryesoreOpinion
269
0
sample-ad

Nga: Spartak NGJELA

– Dy dite më parë, ambasadori Amerikan Donald Lu, i dha shqiptarëve një shtysë të re për Reformën në Drejtësi. Tani çeshtja e kësaj reformë është e qartë për këdo që jeton këtu: krimi shtetëror dhe vjedhja nëpërmjet shitjes së drejtësisë nga gjyqtarët, është pengesa jonë kryesore në ecjen drejt Perëndimit. Por, kuptohet se po vjen fundi i tyre. Shqiptarët kanë mbetur në vend, dhe po gllabërohen nga varfëria dhe nga humbja e çdo shprese, sepse, ministra dhe deputetë, gjyqtarë dhe kryeministra; klientë kryeministrash dhe banda të tjera të lidhura me politikën e lartë, të cilët janë identifikuar, por nuk duan të largohen, kërkojnë të jetojnë në një pasuri banditësh.

E pra, a do ta çojë deri në fund politika amerikanë fshirjen përfundimtarë të këtij kooperimi kriminal, midis gjykatës dhe politikës në Shqipëri? Jam i bindur se po. Por politika amerikane dhe ajo perëndimore, duhet të avancojnë edhe më shumë.
Nëse këta banditë të identifikuar, nuk do ta pranojnë Reformën në Drejtësi të përpiluar nga ekspertët amerikanë, ashtu sikurse bën abuzuesi klasik Meta, dhe përvetësuesi i madh i vlerave materiale shqiptare Sali Berisha, duhet të hyjë në veprtim Zëri i Amerikës; që t’i drejtohet shqiptrarëve. Diskreditimi që “Zëri i Amerikës” i bëri Ilir Metës, ka dhënë një impakt shumë pozitiv në shoqërinë shqipare.

Ta dinë mirë abuzuesit që pengojnë Reformën në Drejtësi, se shqiptarët po grupohen dhe vëtëm një sinjal mbrojtës nga Perëndimi duan. Prandaj, a do të pranohet reforma, e cila e shpërbën të gjithë gjykatën, në të tria shkallët e saj, dhe të gjithë prokurorinë, në të gjitha prokuroritë e saj?


Gjithçka mund të ndodhë, sepse vjedhësit dhe abuzuesit luajnë me të ardhmen e tyre, e cila, ose duhet të jetë kriminale deri në fund, ose pastaj do të jetë e ndëshkuar deri në fund. Shqiptarët po presin këtë të dytën, sepse nga ky ndëshkim do të vijë e të rezultojë mirëqënia dhe zhvillimi i tyre, i ndërprerë 
pardrejtësisht nga bandat që e kanë qeverisur dhe e kanë grabitur në çdo pore të mirëqënies së vet.

Fundi i abuzimit duket se është shumë afërt, por të gjithë shqiptarët duhet të jenë aktivë në rindërtimin e jetës së tyre drejt zhvillimit dhe mirëqënies së grabitur.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × one =