Kujdes femra, çirrjet tuaja dëmtojnë meshkujt!

Shendeti
355
0
sample-ad

Susssss… femra mos u çirrni në ulërima! Fraza “nuk mund të dëgjoj më të flasësh” tashmë ka një bazë shkencore. Po, sepse zëri femëror sjell lodhje e deri dëmtim në trurin e mashkullit, sidomos kur ato ulërijnë.

Natyrisht bëhet fjalë për një tezë jo fort të kënaqshme për universin femëror, por ja që profesor Michael Hunter i Universitetit të Sheffield, nuk ka dyshime që, “zëri femëror ka tone më të ndërlikuara se ai mashkullor, që përfshijnë të gjithë zonën e dëgjimit të trurit. Ndërsa në të kundërt, zëri mashkullon prek vetëm një pjesë të vogël të trurit”.

Sipas Hunter, kjo është arsyeja përse femrat ankohen shpesh se meshkujt nuk i dëgjojnë dhe kështu që nuk kanë asgjë faj, për atë që mund të duket si një mungesë vëmendjeje. Studimi shkencor ka treguar se, mashkulli nuk mund të dëgjojë gjatë një femër të flasë, thjesht për shkaqe biologjike. Ndër të tjera ka rezultuar se meshkujt janë më të drejtpërdrejtë, kurse femrat kanë tendencë të vërtiten rreth asaj që duan të komunikojnë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 2 =