FOTO/ Tregimi i 15 vjeçares: Kështu më përdhunoi diktatori

Histori te rralla
650
0
sample-ad

Tmerri filloi me lehtësinë e prekjeve. Teksa nxënësja 15-vjeçare i zgjaste buqetën me lule, 62-vjeçari i mori dorën e lirë dhe ia puth me butësi. Burri ishte Muamar Gadafi (Muammar Gaddafi), diktatori i Libisë, që e kishte marrë pushtetin 35 vite më parë.

Njerëzit e tij ishin të detyruar ta quanin atë Udhëheqësi, por pjesa tjetër e botës e njeh atë thjesht si Kolonel Gadafi. Mëngjesin e prillit të vitit 2004, Gadafi po vizitonte një shkollë në qytetin e tij të lindjes në Sirte, që gjendet në bregdetin Mesdhe, 350 milje në lindje të Tripolit.

Vajza që ai i puthi dorën ishte përzgjedhur për t’i prezantuar Udhëheqësit dhuratat dhe lulet, gjest ky që konsiderohej një privilegj. Përpara se Gadafi të mbërrinte, ajo ishte tepër e nervozuar, po ashtu ishte edhe kur ai po e hetonte nga koka te këmbët.

Ai i preku fillimisht pëllëmbën dhe pastaj shpatullat, përpara se t’i përkëdhelte kokën. Në atë kohë ajo ishte utopike. Ishte prekur nga Udhëheqësi! Gjë që ishte një nder i vërtetë. Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se përkëdhelja që iu bë, në dukje prindërore, ishte në fakt diçka shumë më ogurzezë.

Makina arriti pasditen tjetër. Vajza po punonte në sallonin e bukurisë të nënës së saj, kur hynë brenda tri gra, njëra prej të cilave e veshur me uniformë ushtarake.

Gratë i thanë nënës se vajza ishte përzgjedhur për t’i çuar një tjetër buqetë “Papa Muamarit”, sepse ajo e kishte paraqitur veten kaq bukur ditën e djeshme. Kështu, pavarësisht protestave të së ëmës, vajza u mor me dhunë dhe u dërgua me shpejtësi në një kamp në shkretëtirë.

Atje edhe një herë tjetër iu paraqit Gadafit, i cili ishte ulur në një karrige të kuqe, duke mbajtur në dorë telekomandën e televizorit. Ai e pa nga këmbët te koka dhe i tha një prej grave: “Bëje gati!”

Tani e tmerruar, vajza u mor dhe u zhvesh. Përmasat dhe një kampion gjaku iu morën, teksa i depilonin të gjithë trupin përveç qimeve pubike. Asaj iu veshën të mbathura seksi, një fustan i shkurtër dhe iu vu makijazh në fytyrë. Më vonë atë e dërguan te  dhoma e Gadafit.

E shokuar dhe e neveritur, ajo pa se diktatori ishte shtrirë i zhveshur në krevat. Menjëherë vajza u përpoq t’ia mbathte, por një nga ndihmëset e Udhëheqësit e mbërtheu dhe i kërkoi të bënte atë që duhej.

Vajza u ul pranë Gadafit, ndërsa ky filloi ta puthte. Ajo mbeti e ngrirë nga frika deri në pikën kur nuk mund të duronte më dhe e shtyu. Një luftë pasoi derisa një ndihmëse u shfaq. “Shikoje këtë lavire! – bërtiti Gadafi. Edukojeni! Pastaj silleni përsëri tek unë!”

Në natën tjetër, Gadafi e rrahu vajzën dhe mori atë që donte. “Nuk do ta harroj kurrë atë moment, kujton vajza më vonë. Ai dhunoi trupin tim, por ma shpoi akoma më shumë shpirtin me një kamë. Tehu i së cilës nuk doli kurrë jashtë”.

Një tregim i tillë mund të duket se vjen nga imagjinata e një pornografi sadist, por është për fat të keq e vërtetë.

Edhe pse nuk është bërë publik, emri i vërtetë i vajzës në një libër të ri të fuqishëm të titulluar “Gaddafi`s Harem” (Haremi i Gadafit), të gazetares franceze, Annick Cojean, ajo quhet thjesht Soraia (Soraya).

Gazetarja e takoi vajzën në Tripoli në tetor të vitit 2011 dhe u shtang menjëherë nga bukuria e madhe e saj: Soraia ngjante tamam si aktorja Anzholina Zholi.

Kur Soraia tregoi historinë e saj, Cojean nuk e vuri në dyshim vërtetësinë, sepse ajo kishte dëgjuar shumë histori të ngjashme për krimet e Gadafit edhe më parë, por ky ishte rast i veçantë, sepse e tregonte viktima vetë.

Gazetarja franceze shpenzoi muaj duke verifikuar historinë e Sorajës. Ajo takoi njerëz që e kishin njohur vajzën në ato vite të errëta, po ashtu edhe gra të tjera që kishin vuajtur eksperienca të ngjashme brutale në duart e Udhëheqësit.

Nuk mund të ketë asnjë dyshim, se ato që vajza thotë janë e vërteta e hidhur. Për pothuajse shtatë vjet, Soraia u përdhunua, u rrah, u abuzua dhe madje u urinua nga një burrë që pretendonte të ishte emancipuesi i madh i femrave në botën arabe.

Shumë nga episodet në libër janë tepër të dhimbshme për t’u treguar, por është mjaft të thuhet se të trazojnë stomakun nga mizoria që përmbajnë.

Megjithatë, historia e Soraias nuk është e vetmja. Ajo ishte vetëm një nga qindra vajza dhe gra të reja, të cilat u rrëmbyen nga shkolla, shtëpia, puna dhe u forcuan të ishin skllavet e seksit të Gadafit.

Udhëheqësi i Libisë nuk i kufizoi tërheqjet e tij seksuale vetëm te femrat. Ai gjithashtu abuzonte seksualisht me meshkuj gardistë të rinj në sy të haremit të tij.

I mbushur me kokainë, uiski, cigare dhe Viagra, Gadafi e përdori seksin jo vetëm si armë fizike, por edhe si mjet politik për të shfaqur fuqinë.

Ai jo vetëm që përdhunonte gratë e nënshtruara, por në të njëjtën kohë vinte nën kontroll burrat që kishin afër si për shembull bashkëshortët ose baballarët e tyre.

Gadafi ishte shumë i vetëdijshëm për këtë. Grave dhe vajzave të figurave kryesore u bëhej shantazh, u jepej ryshfet, merreshin me të mira dhe ndonjëherë edhe me forcë që të bënin seks.

Gadafi jo vetëm që e shijonte aktin e degradimit të këtyre vajzave dhe grave, por tregonte edhe fuqinë që ky akt i jepte mbi njerëzit e tjerë. Disa femra madje edhe rrëmbeheshin gjatë ceremonive të tyre martesore, si shfaqe përfundimtare e plotfuqishmërisë.

Ashtu siç njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Gadafit e pranoi pas vdekjes së tiranit, seksi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për të, sepse ai qeveriste, poshtëronte, kontrollonte dhe ligjëronte nëpërmjet seksit.

Në publik, Gadafi shtirej sikur i kishte të drejtat e femrave tepër për zemër. Në vitin 1981, ai tha se ishte i dedikuar ndaj lirimit të femrave libane në mënyrë që të shpëtoheshin prej botës së zotërimit dhe kontrollimit të tyre.

Si provë të këtij premtimi, Gadafi e rrethoi veten nga roje femra. Mesazhi ishte i qartë: nëse Udhëheqësi i madh u besonte femrave sigurinë e tij, atëherë burrat libanë duhet të ndjekin shembullin e tij dhe t’i trajtojnë femrat me barazi.

Megjithatë, rojet ishin pak më shumë nga sa dukeshin në vitrinë. Shumë prej tyre ishin rrëmbyer dhe përdhunuar nga Gadafi dhe kishin pak eksperiencë ushtarake.

Me raste, kur ajo nuk po përdhunohej apo po detyrohej të pinte kokainë, uiski apo të shihte pornografi, lista e abuzimeve është e pafund, Soraia ndonjëherë aktronte si një nga rojat gjoja elitë të Gadafit.

Në vitin 2007, ajo e shoqëroi Udhëheqësin në një tur në shtetet afrikane dhe i dha fytyrës një shprehje të ashpër, për t’i treguar botës sesa të përparuara ishin bërë femrat libane.

Megjithatë, në privatësi, pikërisht në atë tur, Sorajës iu desh të pretendonte se ishte sëmurë që të mos përdhunohej nga burri që ajo supozohej të mbronte.

Gadafi shpejt e zbuloi se ajo po gënjente, pasi ishte parë duke notuar, dhe kështu ai e rrahu dhe e pështyu përpara se ta përdhunonte. “Dola me fytyrë të fryrë dhe ata më mbyllën në një dhomë”, tregon Soraia.

Nga ana tjetër e derës ajo u tall nga një grua e quajtur Mabrouka Sherif, ajo që e furnizonte Gadafin me vajza dhe gra të reja.

“Doje t’ia mbathje, apo jo?” e kishte pyetur Mabrouka. “Kudo që të shkosh një ditë, Muamari do të të gjejë përsëri. Dhe atëherë ai do të të vrasë”.

Ajo që e bën historinë e haremit të Gadafit edhe më shokuese është bashkëpunimi i grave si Mabrouka në gjetjen e femrave të seksit të saj për t’i çuar ato drejt flijimit për nder të dëshirave të mjeshtrit.

Falë aftësisë së saj për t’i dhënë Gadafit atë që ai dëshironte, një furnizim të pafundmë virgjëreshash, Mabrouka u rrit menjëherë në një pushtet tepër të madh në Libi.

Disa mendonin se ajo praktikonte magji të zezë me Gadafin, për të rritur më shumë statusin e saj. Por sipas Soraias, Mabrouka ishte një rojtare dhe torturuese. Soraia u detyrua të jetojë në një bodrum të lagësht në zemër të kompleksit të Gadafit në qendër të Tripolit.

Ajo lejohej të dilte në qytet vetëm gjysmë ore në ditë, e shoqëruar nga një roje. Në raste shumë të rralla ajo lejohej të krijonte kontakte me familjen, por shpejt u bë e dukshme se ata ishin të turpëruar prej asaj që i kishte ndodhur vajzës së tyre. Kur ajo bashkohej për pak kohë me prindërit dhe vëllezërit e saj, Soraia u trembej atyre. Ata i referoheshin asaj si një vajzë që nuk meritonte të jetonte, pasi nderi i tyre ishte në rrezik.

“Kjo më rrëqethte, kujton ajo. Të presësh fytin tim për t’i bërë të tjerët të respektonin burrat në familjen time. Krimi do të lante gjoja turpin. Unë jam e ndotur, ndaj ndot edhe të tjerët. Kur të jem e vdekur, kush do të qajë për vdekjen time?”

Teksa rritej, Soraia pranoni se me kalimin e kohës filloi ta preferonte jetën në kompleksin e Kolonel Gadafit, një mendim që asaj i dukej i paimagjinueshëm.

Megjithatë, atje kishte një qetësi të tmerrshme, e lirë nga përbuzja shoqërore. Pozicioni i Soraias i dha asaj një pamje të pasurisë dhe fuqisë. Mes tyre ishte Sesilia Sarkozi, gruaja e Presidentit francez dhe gjithashtu edhe Toni Bler që e vizitoi Gadafin në vitin 2004.

“Në Siri, pashë Toni Blerin të dilte nga automjeti i Udhëheqësit. ‘Përshëndetje vajza!” na tha ai me një gjest miqësor dhe me buzëqeshje të ëmbël”, kujton Soraia.

Në kujtimet e tij, Bler nuk i referohet takimit të tij me diktatorin libian, por duket e pamundur që Kryeministri britanik i kohës të mos kishte të dhëna nga raportet sekrete për sjelljen e Gadafit.

Për më tepër, Udhëheqësi kishte abuzuar femra në shkallë masive, qëkur erdhi në pushtet kur ishte vetëm 27 vjeç. Por kur regjimi i Gadafit ra dhe ai u vra në tetor të vitit 2011, Libia dhe bota nuk i hodhën sytë nga krimet monstruoze që ai kishte kryer ndaj femrave, gjinisë që ai pretendonte se e donte dhe respektonte.

Përkundrazi, siç zbulon edhe Soraia, njerëzit ishin më të interesuar për krimet e kryera kundrejt burrave, siç ishin rrahjet dhe torturat. Për shkak të turpit nga përdhunimi, shumë pak femra që ishin viktima të Gadafit ishin të gatshme të flisnin për atë që i ndodhi atyre.

Teksa njëra prej tyre tha: “Më mirë do të vrisja veten, sesa ta dija që bashkëshorti dhe fëmijët e mi do ta zbulonin të shkuarën time një ditë”.

Megjithatë, historia e haremit të Gadafit ka filluar të tregohet, edhe pse shumë të vërteta nuk do të zbulohen dot kurrë. Ajo që dihet me siguri është që ekzistojnë shumë Soraias dhe ato gjenden në çdo qytet të Libisë.

Njëra prej tyre quhej Leila dhe ashtu sikurse Soraia, ishte një nxënëse shkolle kur u përdhunua për herë të parë nga Gadafi. Në fillim ajo u abuzua me aq dhunë saqë humbi ndjenjat. Kur erdhi në vete, pa se Gadafi ishte kthyer në tavolinën e tij të punës.

“Do të të pëlqejë më vonë”, i kishte thënë ai duke qeshur. Diktatori vazhdoi ta përdhunonte vajzën për tri vitet e ardhshme. Një tjetër grua, e quajtur Houda, kërcënohej që të flinte me Gadafin, sepse vëllai i saj ishte nën arrest. Udhëheqësi i gjuajti, e rrahu dhe e përdhunoi atë në një zyrë, ku u la brenda pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Kur asaj iu bë një ekzaminim në spital, doktori e kërcënoi se do të tregonte në polici se ajo kishte pasur lidhje jashtëmartesore. Kur Houda nxori identitetin e përdhunuesit të saj, doktori e kuptoi se ishte më mirë ta mbante gojën mbyllur.

Sot, Soraia dhe shumë prej viktimave femra që u mbijetuan perversiteteve të Gadafit, po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre. Pas kaq shumë vitesh abuzimi, edhe pse ajo është vetëm në të njëzetat e saj, Soraia thotë se ka trupin e një gruaje të plakur.

Ajo tymos 60 cigare në ditë, një zakon që e mësoi nga Gadafi dhe tani e ka të pamundur të integrohet plotësisht në shoqëri. Pavarësisht se abuzuesi i saj ka vdekur, dhimbja që ai mbolli te  femrat e kombit të tij, nuk do të largohet kurrë. Në këtë mënyrë, mund të thuash që Soraia dhe shumë të tjera do të jenë përherë të burgosurat e haremit të diktatorit përdhunues.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + sixteen =