Zbulohet çimka e përgjimit të Presidentit Nishani

AktualitetKryesore
409
0
sample-ad

Presidenti ia ka dalë të zbulojë pajisjet e përgjimit të vendosura në ambientet e institucionit që drejton dhe për këtë ka bërë fajtor shefin e sigurisë, Krenar Ahmetaj, ish drejtor i Policisë Rrugore të Tiranës, në kohën e qeverisë Berisha.

Ai është i njohur për gjestin e tij të lidhjes me pranga poshtë shasisë së një kamioni, në qendër të Tiranës, në përpjekjen për t’a ndalur protestën e opozitës socialiste të asaj kohe.

Së bashku me Ahmetajn, Presidenti Bujar Nishani ka vendosur gishtin e dyshimit edhe ndaj badigardit të tij të parë.

Lajmi mediatik rreth kësaj ngjarje të fundit në Presidencë, që në fakt çon më tej dhe materializon akuzat e mëparshme për përgjim të Presidentit Nishani, dhe sidomos motivi i shkarkimit të Krenar Ahmetajt, si  “spiun presidencial”, nuk konfirmohen zyrtarisht, ndërkohë që edhe konfidencialisht kjo vihet në mëdyshje. Pasi Ahmetaj njihet si eksponent i hapur i Partisë Demokratike.

http://www.arberianews.com/presidenti-zbulon-pergjuesit-shkarkon-shefin-e-sigurise-etj/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six − five =