Përdhunimi në burgje, spiuni i TVSH-së me pseudonimin "Belini" dhe një histori burgu me pantallona të rëna

AktualitetKryesore
923
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”42528″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ish ­punonjësi i Sigurimit të Shtetit, Luan Pobrati, i quan budallallëqe akuzat se femrat përdhunoheshin në biruca, nga ana e punonjësve të Sigurimit të Shtetit komunit. Pasi sqaron se ai vetë është përmendur nga dikush që punon aktualisht në TVSH, i cili, sipas Pobratit, ka qenë vetë sigurims dhe mbante pseudonimin “Belini”, tregon edhe një detaj me Todi Lubonjën, në kohën që ai ndodhej në burg.

“Pretendimet për përdhunime janë budallallëqe! Kam parë këto kohë dikë në shtyp, i cili guxonte të më merrte nëpër gojë e më fyente për gjithëçfarë mund të pjellë subkoshienca e mbingarkuar e një njeriu, që ndërsa gjendet vetë i përfshirë brenda rrjetit agjenturor të ish Sigurimit, ndjehet i lehtësuar kur aludon e akuzon të tjerë. Kaq do të them kësaj radhe, për ta lënë “Belinin” të qetë në rrugëtimin e tij muzikor, duke vazhduar si deri më sot t’i përcjellë krijimtarinë përmes emisioneve të TVSH­së, në ekranin e të cilit ai shfaqet shpesh këto kohë; pa penguar të drejtën e askujt, që po të dëshirojë më shumë, tani që kemi ligjin e hapjes së dosjeve, të vejë e të njihet me të. Por, t’i rikthehemi problemit në diskutim: Në dijeninë time pra, nuk ka pasur abuzime. Gjatë 15 vjetëve në shërbimet sekrete, kam pasur rastin të shkoj në biruca një herë dhe, jo vetëm për kuriozitet po e tregoj: Ishte viti 1977. U gjenda në korridor, përballë drejtorit të brendshëm, i cili më mori pas vetes pa më thënë ku do të shkonim. Hipën në makinë dhe diku ndaluam. Para nesh, u paraqit një ushtarak. Kuptova se ndodheshim në një burg, ku mbaheshin personat nën hetim. Pasi u bënë formalitetet, hymë brenda. Ushtaraku hapi qelinë e parë, ku u ngritën në këmbë dy të burgosur. Drejtori pasi i pa në sy, kaloi. Kështu ndodhi edhe në qelinë e dytë. Nga errësira, me zor më kthjellohej shikimi. Në qelinë e katërt, personi brenda u ngrit në këmbë, por nga nxitimi i ranë pantallonat. Atëherë dhe sot, në qeli nuk lejohej të mbahej rrip mesi. Personi brenda qelisë, kur pa drejtorin e brendshëm, të cilin e njihte, neglizhoi mungesën e rripit ndaj pa dashur pantallonat i ranë. Duke i ngritur, për t’u justifikuar, ai thotë me zë të lartë: “Më fal o burrë, se më ranë dhe këto të shkreta pantallona”. Fjala e tij, kishin brenda pak ironi. Drejtori i brendshëm ishte hazërxhevap. Me pak humor edhe ky, por gjithsesi me ironi, iu përgjigj të burgosurit menjëherë: “Për këtë botë luftoje zotrote, të rrije pa brekë!”. Për momentin s’e mora vesh batutën. Por kur dolëm në oborr, drejtori më thotë: “E njohe kush ishte?” “Jo”,­i thashë”. “Todi Lubonja” – tha prerë ai. Ky është rasti i vetëm kur gjatë punës time kam vizituar një burg. Historinë e mësipërme kam pasur mundësinë t’ia kujtoja të ndjerit Todi Lubonja, kur rasti e sillte të pinim së bashku ndonjë kafe. Me mençurinë e tij, ai qeshte, por në sytë e Todi Lubonjës ndjeja dhimbja për gjithçfarë kishte ndodhur…”, thotë Pobrati. Tema[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

Website Comments

  1. Hyqmet Hasko.
    Reply

    Nuk marr persiper te justifikoj ate regjim..Por kam punuar si oficer policie rreth 35 vjet,,ne qeli ose ne dhomat e parburgimit ka qen nje rregullore e cila eshte dhe sot qe nuk mund te futeshe brenda i vetem,,prezent ishte gjithmon dhe pergjegjesi i dhomave te paraburgimit,,,keshtu nuk behet fjale per veprime seksuale,,nga persona te jashtem,,..Nese dikush do te bej prapagand dhe te shpreh budallalleqe le ta bej por nuk jan te besushme.

POST A COMMENT.

4 + five =