Me kryetaren e jurisë së konkursit "Vangjush Gambeta" për gazetarët e Ekonomisë

IntervistaKryesore
497
0
sample-ad

Konkursi për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2015”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti nga gazetarët ekonomik nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, sapo ka startuar dhe duket se do të jetë i mbushur me surpriza. Gjatë një interviste për “Arbëria News” kryetarja e jurisë së këtij konkursi, Znj. Rajmonda Lajthia ka pohuar se ky vit, i cili shënon edhe 10 vjetorin e themelimit të UGSH (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë) do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. “Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ndarja e çmimeve do të zhvillohet në një ceremoni që do të organizohet në qytetin e bukur të Prizrenit, gjatë muajit Nëntor.”-shprehet Lajthia.

 -Znj. Rajmonda Lajthia sivjet ju do të jeni krytarja e jurisë së konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë?

Për të shtatin vit me radhë, gazetarët në fushën ekonomike do të kenë mundësi të vlersohen për profesionalizmin e tyre nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Data 10 nëntor 2015 është afati i fundit, kur gazetarët mund të paraqesin materialet e tyre, për të marrë pjesë në konkursin “Vangjush Gambeta”, për raportimin më të mirë ekonomi, për këtë vit. Ftojmë të gjithë kolegët që të paraqesin në afatin e percaktuar shkrimin apo kronikën televizive në fushën ekonomike, pranë Instituit të Medias ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com.

-Ç’mund të dimë më shumë rreth këtij konkurs-eventi apo antarëve të jurisë të cilët do të bëjnë vlerësimin e gazetarëve?

Juria që do të vlersojë çmimin “Vangjush Gambeta” këtë vit përbëhet nga, kryetare Rajmonda Lajthia, anëtar Basir Collaku dhe Adi Darsi. Edhe këtë vit mbeshtetës është kompania JTI. Sikundër është bërë traditë në vitet e fundit, ky event i kalon kufinjtë shqiptar duke u shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

– Cilat janë çmimet apo vlerësimet që do të jepen në këtë konkurs dhe ku do të bëhet ky eveniment?

Gjatë këtij eventi, do të ndahen edhe dy çmime “Karriera”, dy çmime “Raportimi më i mirë i vitit” si dhe një çmim “Gazetari i vitit”. Kjo veprimtari këtij viti përkon edhe me 10 vjetorin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ndarja e çmimeve do të zhvillohet në një ceremoni që do të organizohet në qytetin e bukur të Prizrenit, gjatë muajit Nëntor.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × one =