Mbrojtja dhe trajtimi i minoriteteve në një libër plotë vlera të autores Jonlinda Hadajt

AktualitetKryesore
697
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”42556″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]“Mbrojtja e minoriteteve dhe trajtimi i tyre në Republikën e Shqipërisë”, i autores 26 vjeçare, të lauruar në 2008 për Histori, Universiteti i Tiranës, dhe më 2012 në UET, për jurisprudencë, i sapo hedhur në tregun shqiptar të librit, nga shtëpia botuese “Toena”, është krejt i veçantë. Jo vetëm sepse trajton një temë, deri sot të fjetur, por edhe sepse sjell informacion të vlefshëm, për të gjithë ata që kanë paqartësi, lidhur me këtë temë të ndjeshme e që, jo pak herë, ka provokuar debate e situata të nxehta politike. Është kjo edhe arsyeja përse libri ka patur vlerësime superlative jo vetëm nga përfaqësues të fushës,por edhe nga ata jo profesionist të cilët e vlerësojnë pikërisht për faktin se është një literaturë e prurë në kuoptueshmëri edhe për lexuesit e thjeshtë.

“Hada në këtë libër trajton në mënyrë realiste dhe objektive, përtej perceptimit që ekziston kudo për minoritetet, një prej çështjeve më evazive dhe më të debatuarat në kohët moderne. Jonlinda shkon përtej imazhit për pakicat në Shqipëri, duke shpalosur me kujdes e mjeshtëri, mbështetur në shumë burime, gjendjen reale të tyre, nëpërmjet zbërthimit të kësaj çështjeje, jo vetëm në dimensionin historik dhe legal të saj, por edhe brenda teorive të ndryshme të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, analizon Prof. dr. Tonin Gjuraj, Rektor në Universitetin Europian të Tiranës, ndërkohë që një tjetër profesionalist I fushë, Prof. dr. Mariana Semini (Tutulani), e Shkollë së Magjistraturës, shprehet:

“Një libër që, teksa e lexon, të krijon hartën e një kulture të tërë të historisë, gjuhës, gjeografisë, folklorit, ligjeve, diskriminimit, integrimit, shembujve të suksesit etj. Hada është një studiuese e re që duhet lexuar”.

Dhe ja ndjesia e sjellë pas leximit të librit nga diplomat-shkrimtari Ilirian Zhupa:

“Një përpjekje serioze për elaborimin më tej të të drejtave dhe gjëndjes së minoriteteve dhe të pakicave në Shqipëri. Një analizë dhe punë sistemore që rreket me sukses të ndriçojë skenën mjaft të ndërlikuar teorike…”.

Shtypi.net

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

twenty − 8 =