Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, më e reja në skenën politike shqiptare

AktualitetKryesorePolitike
664
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”42431″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Një parti e re që megjithse ende nuk ka mbushur dyzet ditët e foshnjerisë e ka nisur aktivitetin e saj politik jo me aksion mediatik, por vrullshmëri terreni. “Për Liri, Demokraci dhe Etike”(LDE), është emërtimi i saj, tre fjalë që edhe veç e veç qëndrojnë përtej të zakonshëm, pasi mishërojnë tre ideale të munguara për shqiptarët edhe sot kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga fillimi. Dy të parat,pra liria dhe demokracia ishin kolonat joshëse me të cilat Partia Demokratike e viteve 90 i ftoi shqiptarët të ndihmonin në përmbysjen e pushtetit komunist. Gjë që ndodhi, sikurse ndodhi që pas përmbysjes dhe marrjes së pushtetit nga kjo parti, idealet e premtuara u harruan.

Këtyre idealeve të tradhëtuara, LDE partia më e re e skenës politikës shqiptare, e themeluar vetëm dy javë më parë, i ka shtuar edhe Etikën. Nocion i munguar ky jo vetëm nga i gjithë spektri politik, por edhe nga pjesa dërmuese e shoqërisë që pretendon se mbart edukatën perëndimore, por pa etikë.

Pra Liri, Demokraci dhe Etikë, një emërtim tre fjalësh që përveç se i tillë mbart brenda vetes edhe thelbin e misionit politik të kësaj force të re politike.

“Pa u bërë dy javë nga dita kur LDE u shfaq në skenën politike shqiptare e ne sot jemi shndërruar në një Parti aktive shpresënxitëse që cdo ditë po rritet dalëngadalë në cdo cep të Shqipërisë. Me njerëz që përfaqësojnë fise e familje të denja e të nderuara në krahinat e tyre, nga Burreli e Mati. Në Vlorë, Durrës, Elbasan kanë nisur të marin përsipër ngritjen e LDE qytetarë intelektualë të vlerë, të papërlyer, të cilët kurrë nuk janë implikuar në ligështitë e këtij çerekshekulli”, lexohet në mesazhin e shpërndarë nëpërmjet faqes fb të kësaj partie.

Drejtues i të cilës është Arjan Galdini, një profesor i gjeneratës së mesme, tepër kontributivë në përpjekjen për demokratizim, por i zhgënjyer nga politikat e vjetra të drejtimit të vendit përgjatë këtyre dekadave. E megjithatë tepër optimist dhe i bindur se me LDE-në mund tja dalin të realizojnë ndryshimin e dëshiruar të këtij realiteti cfilitës për shqiptarët e ndershëm e qëllimisht të mënjanuar nga pjesëmarrja në qeverisje.
“Jam i gezuar sepse po rritemi vetëm me intelektualë, njerëz, qytetarë që janë shumë të mirë e të ndershëm, që u përkasin fiseve e familjeve shumë të mirë. Do të rritemi e do tia dalim”, shprehet shkurt Galdini, duke shtuar se, aktualisht, gjenden në valën e punëve, të realizmit të takimeve kokë më kokë e në grupe, për të zgjeruar bazën e Partisë LDE, më të resë së shtuar jetës politike shqiptare. Shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

Website Comments

  1. Xhevair Lleshi
    Reply

    Një parti e re. Arjanin e kam parë në televizion: fjalët të gdhendura, zërin t/ kthjellët, të fortë. Ndjeshmëria e lartë. Elokuent. I bindur. Bindës. I kthjellët. I qartë. Me perspektivë mendimi. Thjesht më pëlqeu. Jam i gatshëm të jem me të, por pasi të sqaroj tri pika: raporti me ishpronat, raporti me emigrantët, raporti me të sotmen poltike, sidomos ekonominë dhe tek e fundit: i qendrës!…
    Respekt!

POST A COMMENT.

2 × 3 =