
Një kamion i ngarkuar me një sasi të konsiderueshme hashashi, rpodhim shqiptar, është ndaluar nga Policia e Shtetit në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në brendësi të lëndës drusore dhe kishte destinacion Italinë.
Droga po transportohej me linjën e trageteve Durrës-Bari, ndërsa është bërë i mundur ndalimi i drejtuesit të mjetit, Ervin Pëllumbi 36 vjeç, banues ne Laprake. Po ashtu u ndalua edhe pronari i mjetit Albert Doku, 51 vjeç, banues ne Tiranë. Ndërkohë policia po punon për zbulimin e ndonjë rrjeti të mundshëm të trafikut të drogës.
Shtypi.net
POST A COMMENT.