Spinaqi, ruajtësi i shëndetit tuaj

Shendeti
176
0
sample-ad

Thënia e gjyshërve se “spinaqi të bën të fortë se ka hekur”, nuk është e vetmja arsye për të cilën duhet t’i konsumojmë gjethet jeshile. Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj. Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.

Perimja e gjelbër ofron më shumë vlera ushqyese se cilido ushqim tjetër. Edhe pse mund ta blini gjatë tërë vitit, sezoni i tij zgjat prej marsit deri në maj dhe prej shtatorit deri në tetor, kur është më i freskëti dhe ka shijen më të mirë. Është vështirë që të vlerësohet vlera ushqyese dhe rëndësia e spinaqit, ndërsa ua sjellim pesë arsye pse ai do të duhej të jetë pjesë e menysë së përditshme ushqimore. Përmban rreth 20 për qind fibra dietale të cilat ndihmojnë funksionin e tretjes, parandalojnë kapsllëkun dhe mbajnë të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Spinaqi redukton rrezikun nga kanceri, ndihmon në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës. Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + nine =