Tiranë/ Gjobiten 6 lokale me 3 milionë lekë, lejuan klientët të pinin duhan

KronikeKryesore
246
0
sample-ad
ndalohet_duhani

Gjobiten gjashtë lokale në zonën e ish-bllokut në kryeqytet dhe tek Komuna e Parisit nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi nuk zbatonin ligjin anti-duhan. Inspektorët e degës së Tiranës kryen kontrolle në 30 lokale dhe klube nate, por vetëm 6 prej tyre rezultuan se lejonin pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, dhe për pasojë janë gjobitur me nga 3 qind mijë lekë të rinj secili.

Z. Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Tiranë u shpreh se: ky inspektim ishte në vazhdën e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar, dhe është pjesë e planit të punës së ISHSH dega Tiranë”. Inspektimet e ISHSH dega Tiranë u monitoruan nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Qendror të cilët ishin pjesë e grupeve të inspektimit.

Subjektet ndaj të cilëve u morën masa janë:
Bar kafe Lyon
Bar kafe Flares
Bar kafe Rexhina
Bar kafe Capricio
Bar kafe Whiskey bar
Bar kafe Mapo

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + sixteen =