VIDEO/ Polici: Të tërheq zvarrë, se ma jep të drejtën ligji

KryesoreRrjete sociale
198
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Një tjetër video ku denoncohen punonjësit e policisë së shtetit është shpërndarë në rrjetet sociale. Një drejtues policie i është drejtuar shoferit të një automjeti me fjalët “të shtrij në tokë të tërheq zvarrë”.

Autori i videos e ka publikuar atë në faqen “Jeta osh qejf” ku ka sqaruar edhe rrethanat e incidentit me policinë.

Kam një video ku polici më thotë të vë prangat zvarr në asfalt, në makinë me familjen time. Policia ishte fshehur pas një tabele dhe makina para meje bëri frenim të menjëhershëm, unë për të mos u përplasur e parakalova dhe më ndaluan për parakalim të gabuar, më morën patentën. Në kohën që unë i thashë policit historinë ai më tha të ka parë shefi skam çbëj. Shefi erdhi pasi unë mora gjobën për komision dhe po largohesha për ta filmuar pozicionin ku ishte fshehur. Më pas u acarua pse unë e kundërshtova për shkeljen e ligjit dhe më ofendoi në sy të bashkëshortes. Video është e qartë dhe tregon pjesën kur u afrua shefi si i “forti i lagjes” dhe jo si punonjës policie që të udhëzon si të mos e shkelësh ligjin. Këtë video e ka parë vetëm drejtori i policisë rrugore i cili se mori parasysh. Faleminderit”.[/vc_column_text][vc_video link=”https://youtu.be/COCuvi4GG4o”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + twenty =