FORUMI RINOR I PD HAP FUSHATËN PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT

AktualitetKryesorePolitike
430
0
sample-ad

Për herë të parë pas 14 viteve Forumi Rinor i Partisë Demokratike shpalli dje hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave drejtuese të kësaj organizate. Kreu aktual i FRPD­së, Gerti Bogdani, përmes një udhëzimi të posaçëm urdhëron zhvillimin e zgjedhjeve në këtë Forum. Kryetari i ri i FRPD­-së do të zgjidhet me një garë të hapur mes alternativave, sipas parimit një anëtar­ një votë. Gjatë ditës së djeshme, ky dokument u është shpërndarë të gjitha degëve në rrethe. Udhëzimi për organizimin e zgjedhjeve për organet drejtuese të forumit rinor u hap rrugën zgjedhjeve për kryetarin e ri dhe strukturave të tjera të FRPD–së.

Pika dy e udhëzimit përcakon edhe “hapja e fushatës së anëtarësimeve, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e strukturës së FRPD. Fushata e anëtarësimit zgjat 30 ditë nga shpallja e këtij udhëzimi. Anëtarësimet bëhen në çdo degë të FRPD dhe i dorëzohen Grupit të Punës në përfundim të procesit, brenda datës 12 Nëntor 20116.

Udhëzimi parashikon që zgjedhjet e reja në degë të ndahen në dy faza, duke zgjedhur kryetarin e FRPD fillimisht, sipas modelit “një anëtar, një votë” dhe faza e dytë, ajo e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të FRPD dhe strukturave drejtuese të degëve. Risia e këtyre zgjedhjeve është se do të zhvillohen sipas modelit amerikan, duke i zhvilluar debatet zgjedhore në 12 qarqe dhe 8 degë.

“Në Kuvend marrin pjesë me mandat e të drejtë vote të gjithë anëtarët e degës së FRPD. Kandidatët për kryetar të FRPD do të zhvillojnë gjatë kuvendit të degës një debat publik, i cili do të përqendrohet në prezantimin individual të çdo kandidati, si dhe në trajtimin e temave të veçanta politike, ekonomike dhe shoqërore, që prekin sot vendin dhe veçanërisht të rinjtë”, – thuhet në udhëzim. Në të sqarohet gjithashtu se “debati zgjedhor është i hapur për publikun.

Ai do të zhvillohet dhe grupohet në 12 qendër­qarqe dhe 8 degë përkatësisht: Berat, Gjirokastër, Kurbin, Pogradec, Dibër, Kavajë Lezhë, Sarandë, Durrës, Korçë, Lushnje, Shkodër, Elbasan, Krujë, Mat, Vlorë, Fier, Kukës, Mirditë, Tiranë. Degët e tjera të FRPD do të marrin pjesë në debatet zgjedhore sipas afërsisë gjeografike dhe qendër qarkut përkatës.

Grafiku i debateve zgjedhore përcaktohet nga grupi i punës dhe shpallet brenda datës 28 tetor 2015. Debati zgjedhor pasohet nga votimi për kryetarin e FRPD, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Kuvendi ngre Komisionin e Votimit, të përbërë prej 3 anëtarësh me mandat dhe nga një përfaqësues për çdo kandidat për kryetar të FRPD. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar në Komisionin e Votimit duhet të kenë të drejtë vote në Kuvendin e Degës dhe kanë të drejta të plota në Komisionin e Votimit gjatë votimit dhe numërimit të kryetarit”.

Udhëzimi përcakton edhe kriteret e atyre që duan të kandidojnë për kryetar të FRPD, ku përjashtohen të gjithë personat mbi 30 vjeç. Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë grupit të punës është 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi. Menjëherë pas daljes së udhëzimit, kreu i Departamentit për të Përndjekurit dhe ish ­Pronarët në PD, Belind Këlliçi dha dorëheqjen nga funksioni, për t’u bërë pjesë e garës së saposhpallur për kryetar të Forumit Rinor të PD­së.

Këlliçi shkruan në “Facebook” se misioni i tij është për t’u dhënë zë të rinjve. Ndërkohë bëhet e ditur se një tjetër kandidaturë për këtë post do të jetë edhe këngëtarja, Greta Koçi.

http://www.arberianews.com/forumi-rinor-demokratik-shpall-hapjen-e-fushates-per-zgjedhjen-e-kryetarit/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + 16 =