ERZA MUQOLLI PREZANTON KLIPIN E KENGES ME FJALET E NENË TEREZES, SE SHPEJTI FILMI I SAJ

Intervista
1.1K
0
sample-ad

Intervistoi Elsid IMERAJ

Erza Muqolli është vogëlushja që ngriti në këmbë një publik të tërë në spektaklin show televiziv “France Got Talent”. Të gjitha mediat shqiptare dhe ato të huaja folën për 9-vjecaren me orgjinë shqiptare dhe për talentin e saj muzikor, me një zë të ëmbël që e detyroi jurinë e “France Got Talent” të çohej në këmbë e ta shoqëronte me brohoritje sikur të ishte një koncert i saj. Ajo u prezantua aty me një këngë pariziene “Eblouie pa la nuit”, duke e sjell në një mënyrë orgjinale me plot emocion dhe stil. Gjithashtu Erza u rendit me votat e publikut në këtë spektakël , “France Got Talent”, në 5 finalistët duke e përfunduar e 3-ta në natën finale.

Ndërkohë në një intervistë ekskluzive për “Arbëria News”, ajo ka folur për albumin e saj që do të nxjerrë në treg në datën 20 nëntor të këtij viti, pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku Erza i ka dedikuar edhe një këngë me klip kësaj dite me titull “On Écrit Sur Les Murs”. Erza është shprehur se klipi i dedikohet paqes dhe tolerances, pasi teksti fillon edhe mbaron me fjalën e nënës sonë të madhe Nënë Tereza, “ Paqja fillon me një buzëqeshje”.

Gjithashtu vogëlushja shqiptare do të surprizoj edhe me një shfaqje të saj ndryshe nga muzika. Ajo pritet të jetë protagonistja kryesore e një filmi me producent francez dhe regjizor amerikan.  Filmi do të quhet “ Orphée Thé Legend” dhe unë do të jem një vajzë e vogël e quajtur Iwen – ka thënë Erza Muqolli për Arbëria News.

Arbëria News: A është duke vazhduar Erza aktivitetin e saj muzikor në Francë?

Erza: Po, muzika dhe unë tashmë jemi një trup. Që pas pjesëmarrjes në “France Got Talent” kam qenë gjithmonë e angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, dhe aktualisht jam e impenjuar në realizimin e disa të tjerave.

 ArbëriaNews:  Kemi dëgjuar se së fundmi është realizuar një klip ku jeni edhe ju protagoniste, mund të na tregoni dicka më tepër mbi këtë ?

Erza: Është realizuar një klip me titull “On Écrit Sur Les Murs”, e cila do të jetë pjesë e albumit që del në shitje në datën 20 nëntor, pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

ArbëriaNews:  Sa këngë do të ketë në përmbajtje albumi dhe ku mund ta gjejnë adhuruesit tuaj?

Erza: Ky është albumi im i parë që del në treg, ai do të përmbajë 12 këngë. Kryesisht ndër hitet më të njohura në Francë dhe mbarë botën.  Këngët do jenë në gjuhën frënge dhe atë angleze. Albumin tim “Për një botë më të mire” do të mund ta gjeni në çdo pike shitje muzikore dhe marketing, të cilat janë të licensuara për shitje në Francë.

ArbëriaNews:  Klipi me titull “On Écrit Sur Les Murs” kujt i është dedikuar?

Erza: Klipi i dedikohet paqes dhe tolerances, e veçanta e tij është se fillon edhe mbaron me fjalën e nënës sonë të madhe Nënë Tereza, “ Paqja fillon me një buzëqeshje”.

 ArbëriaNews:  Mund të dimë diçka më shumë për autorin e këngës dhe pjesëtarët që janë në këtë klip ?

Erza: Kjo është një këngë e vjetër franceze dhe të gjithë fëmijët e tjerë pjesëmarrës janë zërat më të mirë që janë zgjedhur në gjithë Francën.

ArbëriaNews:  Si lindi ky bashkëpunim ?

Erza: Pas performancës që tregova në “Franca kërkon Talent” u thirra që të jem pjesëmarrëse e audicioneve, të zhvilluara në Paris midis shumë fëmijëve të tjerë të talentuar, nëpërmjet zërit tim arrita të bëj për vete jurinë duke u bërë pjesë e këtij projekti.

ArbëriaNews: Një këngë në gjuhën shqipe do ta presë publiku shqiptar nga Erza?

Erza: Për momentin jam shumë e ngarkuar me projektet aktuale dhe nuk kam ndonjë këngë në shqip, shpresoj që në një të ardhme të afërt të realizoj diçka të bukur për vendin tim. Ndërkohë kam dëshirë të marr pjesë në ndonjë koncert në Kosovë apo Shqipëri ku të mund të këndoj në shqip.

 ArbëriaNews: Cilat janë planet më të afërta të Erza Muqollit?

Erza: Veç realizimit dhe promovimit të kësaj CD –je, gjithashtu më është konfirmuar edhe pjesëmarrja në një film me producent francez dhe regjizor amerikan.

ArbëriaNews: Çfarë roli do të ketë Erza në këtë film dhe si do të titullohet ai?

Erza: Filmi do të quhet “ Orphée Thé Legend” dhe unë do të jem një vajzë e vogël e quajtur Iwen, e cila është edhe protagonistja kryesore. Ndihem shumë e nderuar që do të jem unë aktorja kryesore e këtij filmi, dhe si një vajzë me prejardhje shqiptare të kem mundësinë të ngrej lart edhe njëherë emrin e atdheut tim.

ArbëriaNews:  Një urim nga Erza për fansat shqipëtarë, dhe meqënëse jemi në prag të ndeshjes së kombëtares me Serbinë në datën 8?

Erza: Për të gjithë shqipëtarët kudo që ndodhen, i falenderoj shumë për përkrahjen që më japin dhe i përshëndes kudo në Kosovë dhe Shqipëri apo në çdo vend të botës. Ju dua shumë. Ndeshjen e presim me padurim dhe dëshira jonë e madhe do ishte të dilnim me fitore ndaj Serbisë, dhe në vitin tjetër të valëvitet flamuri ynë kuq e zi në Francë. Forca Shqipëri.

Marre nga: Arbëria News/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 6 =