Lidhja Berisha-CEZ dhe një pyetje për pasuritë e OSHE: Çfarë, sa, si dhe nga kush u dorëzuan?

AktualitetKryesorePolitike
290
0
sample-ad

Nëpërmjet një interviste dhënë për gazetën “Dita”, Pajtim Bello, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të OST-së, ish-zëvendësministri i Industrisë dhe Energjetikës,  ka hedhur poshtë gjithsa është thenë dhe vazhdon të thuhet për aferën CEZ, duke dhenë një tjetër version, atë që nxjerr në sipërfaqe faktin e pa thenë deri më sot e që tregon se kompanitë e tipit DIA etj. private nuk kanë qenë veçse sajesa që i janë mbishtresuar atyre ligjore që ekzistonin. Ja çfarë ka deklaruar, ndër të tjera Bello:

“Së pari, këto nuk janë kompani për mbledhjen e borxheve sepse mbledhja e borxheve në Shqipëri ka qenë dhe është e rregulluar me ligj. Fatura e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe për mbledhjen e saj kishte kompani përmbarimore, përfshi edhe përmbarimi shtetëror. E pra si mund që ato kompani mbinë si kërpudhat pas shiut dhe në objektin e veprimtarisë së tyre kishin mbledhjen e borxheve që klientët i kishin CEZ, përfshi edhe ata buxhetorë!… Këto kompani u regjistruan në institucionet shtetërore si në Tatime apo QKR, ushtruan veprimtarinë e tyre nën hundën e Qeverisë Berisha dhe askush nuk i pikasi?!

Ku e gjetën këtë fuqi kompanitë kërpudha që mbinë posaçërisht për të mbledhur borxhet në fjalë?!.. E kuptoni qartë se tagrin dhe fuqinë ligjore ua dha Qeveria Berisha me veprimin dhe mos veprimin e saj!

Legjislacioni shqiptar ka patur dhe ka nivele të rregulluara për shpërblimin ndaj këtij shërbimi. Atëhere, nga mbinë nivele shpërblimi edhe deri 50%?! Nëse drejtuesve të CEZ iu ishin verbuar sytë, ku ishte qeveria dhe vetë ish-kryeministri Berisha që sot harxhon kaq shumë energji për të “shpëtuar” paratë e shqiptarëve nga vjedhja e bërë nën hundën e tij?!

E dhimbshme dhe e turpshme kjo që po ndodh, por ja që në Shqipëri ndodh edhe kështu: Fajtorët bërtasin kapini fajtorët, madje bërtasin me zë të lartë duke kërcënuar!…”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 8 =