Akreditoi kundër ligjit katër fakultete të Universitetit Vitrina, Prokuroria çon në gjyq ish-ministrin Myqerem Tafaj

AktualitetKryesorePolitike
346
0
sample-ad

­

myqerem-tafaj-konferenca

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot akuzën ish-­ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj duke çuar kështu në gjyq çështjen.

Tafaj, Ministër Arsimi në vitet 2009­2013 akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin në kundërshtim me ligjin të 4 fakulteteve të Universitetit Vitrina.

Akuza vjen pas kallëzimit të bërë në mars të këtij viti nga Ministria e Arsimit, e cila e paditi Tafajn për licencim të disa programeve studimi të Universitetit Vitrina, të cilët janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Këshilli i Akreditimit i ka dhënë vlerësim negativ këtyre programeve duke ia bërë këtë të ditur edhe ministrisë, mesohet se ish­ministri ka zgjedhur të vijojë. “Ministri ka kompetencë për të licencuar programet, por në qoftë se Këshilli i Akreditimit jep vendim negativ, ministri duhet ta refuzojë dhe jo pranojë kërkesë, e madje pa u konsultuar as me administratën e tij”.

Shkeljet e ish­ministrit, sipas MAS janë vënë re muaj më parë, por deri më tani është punuar për mbledhjen e dokumentacionit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + five =