Kush janë "HIENAT" që dëshirojnë të shkatërrojnë të majtën

AktualitetKryesorePolitike
398
0
sample-ad

Gazeta Dita është hapur sot me një shkrim të kryeredaktorit Adrian Thano, që ka analizuar se kujt i intereson prishja e koalicionit të majtë.

Ai i cilëson ata si hyena.

Edhe pse nuk përmend emra, në kopertinën e gazetës në krye është Berisha, dhe pas tij vijnë Basha, Doshi, Prifti, por edhe gazetarët Blendi Fevziu, Artan Hoxha dhe Nikollë Lesi.

Në krye janë heronjtë e krimit ish-qeveritar që sot aktrojnë të pandëshkuar në teatrin e bëmave të tyre.

Pas tyre janë kurtizanët e përhershëm të mediave që na riprovuan se disa lloj kurvash janë më të kushtueshme kur nuk i paguan, se kur i paguan.

Të tjerët janë disa biznesmenë që pak ose aspak u intereson tjetër veç hieroglifit të interesave meskine.

Arsyet e secilit prej tyre më vete dhe burimet e dyshimta të parave që janë paguar këto ditë, nuk i njohim ende të plota.

Por ajo që dimë me siguri është se kush përfiton nga një ndarje e re e së majtës.

Është ai për të cilin të gjitha mjetet dhe mënyrat janë të mira, mjaft që të rimarrë pushtetin vrasës.

Kjo rreth Ramës e Metës është qartazi nga ato aleanca që ky njeri nuk i le kurrë pa i zgjeruar dhe çimentuar sepse ashtu si djalli vetë, ka pasionin e rekrutimit.

A janë të mjaftueshme fjalët për të përshkruar zemërimin që të pushton kur e sheh këtë urdhërues vrasjesh e kapedan kusarësh të flasë sot për moral në qeverisje?

Do ishte katastrofë për vendin dhe e pafalshme për Ramën dhe Metën që ai të arrijë të finalizojë atë që ka nisur prej shtatorit 2013.

Kreu i LSI-së foli dje për një moçal.

I takon atij dhe Ramës të dalin mbi këtë moçal për të mos e kthyer Shqipërinë prapa.

Meta e ka dëshmuar edhe më parë që e ka aftësinë politike për t’u kthyer nga gjah në gjahtar.

Por ai dhe Rama kanë sot nevojë më shumë se kurrë për këshilla të urta, jo për shkumën që pluskon këto ditë në valimet e kazanit të Tiranës ku gjithçka është në fermentim.

Së shpejti do ketë një takim të gjatë mes tyre. Prej të cilit ata duhet të dalin të qartë mjaftueshëm për t’u dhënë fund të gjitha spekulimeve”, shkruan Thano në shkrimin e tij.

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

five + eleven =