Intrigat politike të Ilir Metës dhe LSI-së alarmojnë Edi Ramën në New York. Këshilltari i Kryeministrit i telefonon Monika Kryemadhit

AktualitetKryesore
356
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet ende në New York është vënë në alarm nga intrigat politike të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe eksponentëve të tjerë të lartë të LSI-së. Deklarata e tij e të martës nga Skrapari, lidhur me origjinën malore që e imunizon nga intrigat moçalore, si dhe ajo që linte të nënkuptuar qartë se Basha dhe Rama po komplotonin kundër tij, apo letra e Spartak Brahos e shkëmbimi i mesazheve publike me Berishën dhe së fundi trokitja e gotave më ish Kryeministrin, duket se e kanë shqetësuar Edi Ramën. Sipas lapsi.al: Këshilltari i Edi Ramës  ka telefonuar dje nga New Yorku Monika Kryemadhin për ti dhënë mesazhin se Rama nuk ka asnjë armiqësi ndaj Metës. Dhe pas një bisede sqaruese të gjatë përpara nisjes në Amerikë ata kanë folur për një të dytë që do të zhvillohet pas kthimit të Kryeministrit ku mendohet se mund të futen në rreth të kuq disa ministra, që sipas burimeve të LSI-së po sulmojnë Metën.

Por pyetja që shtrohet, thekson lapsi, është: A është e gjithë ajo ftohje që shihet mes Ramës dhe Metës thjeshtë një ëështje humori personal? A është thjeshtë një prishje për qëndrime politike, apo mes tyre qëndron një hendek më i madh i hapur nga aferat, ndërkombëtarët apo goditjet nën brez të lojës në pushtet. Natyrisht që nëse është e para, Rama dhe Meta e kanë më të lehtë të gjejnë ujdinë mes tyre. Por nëse qëndron hipoteza e dytë atë nuk e sheshojnë dot me ballafaqim mes tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 3 =