Shqipëria, jo si "Gomorra" e Savianos

EditorialOpinion
310
0
sample-ad

Nga: Kastriot KOTONI

Saviano i librit “Gomorra” është popullarizuar edhe në Shqipëri. Të lexuarit e këtij libri i kaloi parashikimet e të gjithë librave të shitur ndonjëherë në Shqipëri para disa viteve. Pse? ! Fakti, siç të thonë librarët, është se këtë libër po e blenin grupmosha të reja e të mesme dhe me një arsim të admirueshëm, por njëkohësisht dhe blerësit e përhershëm, të cilët kanë prirje për të lexuar një lloj tjetër letërsie. Kohë më parë, dikur para pesë apo gjashtë vjetësh çiftet e reja u blinin njëri- tjetrit libra të tillë si Kumbari, ose Padrino pa harruar historitë e Al Kapones, tendenca ishte e femrave për t’u bërë dhurata të dashurve të tillë tituj. Me kalimin e kohës hyri dvd rekorder në shtëpi dhe kjo dukuri u zbeh. Ky fenomen të ngjan si dy pika uji me librin e Savianos, kur ai shkruan:

“Nuk është kinemaja ajo që vrojton botën e krimit për të përmbledhur sjelljet më interesante të saj. Ndodh pikërisht e kundërta. Brezat e rinj të bosëve nuk ndjekin një udhë të mirëfilltë kriminale, nuk i kalojnë ditët nëpër rrugë duke pasur si pikë referimi të fortin e zonës, as nuk mbajnë thikë në xhep dhe as që kanë blana në fytyrë. Shohin televizorë, studiojnë, ndjekin shkolla jashtë shtetit dhe angazhohen sidomos për studimin e mekanizmave të investimit”.

Rasti i filmit “Kumbari” flet qartë. Pas filmit, familjet mafioze me prejardhje italiane në Shtetet Bashkuara, nisën të përdornin fjalën kumbar për të zëvendësuar fjalën nun e nunak, tashmë jo aq në modë. Njohja që kemi me realitetin tonë në këto 25 vite tranzicion na duket e huaj në libër, por për të vërtetën, në jetën e përditshme mjafton kronika e zezë në të gjithë mediat. Nëse në jug të Italisë jepesëmbëdhjetë vjeç dhe kjo mjafton për të punuar e për të vjedhur, për të vrarë e për t’u vrarë, atëherë, shkruan Saviano, kjo moshë pranon për të marrë dhe përgjegjësinë e këtyre veprimeve.

“Të mos lejojmë o njerëz, që tokat tona të bëhen vende të Kamorrës, të bëhen një Gomorrë e vetme dhe e madhe që duhet shkatërruar. Krijoni shkretëtirën rreth vilave tuaja; mes asaj që jeni dhe asaj që doni, mos vendosni vetëm vullnetin tuaj absolut. Kujtoni. Atëherë Zoti la të binin nga qielli squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën. Ai i shkatërroi këto qytete, gjithë fushën, të gjithë banorët e qyteteve dhe çka rritej mbi dhe”.

Këto fjalë, të vëna në gojën e priftit nga autori, e kthejnë artin e të shkruarit në një shërbim publik, pavarësisht se është krijim i një letërsie gri mes gazetarisë dhe literalitetit. Me dhjetëra shkrimtarë dhe kineastë Italianë janë përkushtuar temave të mafias, por në rastin e Savianos dhimbja për Italinë e Jugut është më shumë se dashuri pa emër. “Don Pepino-ja nisi të hedhë dritë mbi fjalët, mbi kuptimet, mbi vlerat. Don Pepino-ja nuk donte të besonte që klani n ishte zgjedhja e së keqes e bërë nga dikush, por ishte përkundrazi, rezultati kushteve të sakta, të mekanizmave të përcaktuara, të shkaqeve të identifikueshme”, shkruan Saviano.

Keqbesimi dhe mosbesimii jugorit ndaj institucioneve për shkak të pamjaftueshmërisë shekullore të një politike që synon t’u japë zgjidhje problemeve që rëndojnë mbi Jugun e vendit. Po në Shqipëri? Kjo pjesë e librit të jep një përgjigje për lexuesin shqiptar, i cili për të dalë jashtë realitetit përdor antena parabolike satelitore, të cilat e çojnë në një botë të huaj, ose e kundërta e atyre popujve që nuk duan të integrohen kërkojnë në vendet ku emigrojnë sa mëshumë kontakte virtuale me vendin ose mentalitetine tyre.

Për autorin, e vërteta është një vespa me sy njeriu që vëzhgon gjithçka, që nga manifakturat e mallrave, veshjet firmato të prodhuara nga podrumet, mbetjet e groposura të uzinave të metalurgjisë, gratë mafiozeqë udhëtojnë me “Smartin” e blinduar me ngjyrë të verdhë, magazinat e armëve të trafikuara në konflikte botërore, tek apartamenti surreal i Sandokanit deri tek takimi me një shpikës armësh,  pa harruar varrimin e Analisas, e cila qe fajtore se lindi në Napoli. Vespa me sy njeriu pa se si investoheshin kapitalet në fabrika çimentoje e fitoheshin tendera duke rekrutuar politikanë të zgjedhur me vota.

E reja në librin “Gomorra” është pushteti i grave. Ja si shkruan për këtë:

“Gratë kanë qenë përherë të pranishme në dinamikat e pushtetit të klaneve. Mafiozët kanë shijet e tyre artistike shumë të holla, ata janë koleksionistë pikturash apo lexojnë idhujt e tyre”. Lexuesi shqiptar pas çdo faqe ka ridimensionuar të vërtetën për mafien e kaluar që vinte nëpërmjet shkrimtarëve si Shasa apo regjisor , si Damjano Damjani të parë në filmat “Nuk ka paqe nën ulli”, “Gruaja më e bukur” me të paharrueshmen Ornela Muti, apo “Rrëfimet e komisarit të policisë”, pa harruar të famshmin film “Oktapodi” me Mikele Plaçidon, ose në ditët tona filmat e luajtur nga Raul Bova. Roberto Saviano i ka parametrat e një intelektuali të globalizuar sepse njeh teorinë e Hobsit i cili thotë:

“. . . para se  të bëhet qytetari një shteti, njeriu nga natyra është një qënie që ka prioritet të ruajë veten dhe të përfitojë sa më mirë nga ekzistenca e tij. Pra, ai dëshiron të ketë, sa më shumë që është e mundur për vete, pa marrë parasysh aspak të afërmit e tij. Saviano i njeh filozofët si Ardanoja i cili thotë: “Nuk ka jetë të ndershme në të gënjeshtërt”. Shpresa e shpëtimit mund të qëndrojë në pamundësinë e pajtimit me realitetin

.Shqipëria ka nisur një betejë për të mos u pajtuar me realitetin .Lufta kundër informalitetit është fillimi shpresëplotë për tu ndarë nga realiteti, si dhe dy ligjet ai për dekriminalizimin e politikës dhe padyshim reforma në drejtësi . Mediatizimi global si të gjithë popujt përfshin edhe opinionin shqiptar, i cili, për hir të së vërtetës, është paragjykuar padrejtësisht si popull, nga mediat e huaja dhe veçanërisht ato italiane.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × three =