Home / Aktualitet / Ngjela: Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara…

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Ngjela: Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara…

Spartak Ngjela duke folur sot

Në konferencën për reformën në drejtësi, avokat Spartak Ngjela ka qenë i ashpër në deklaratën e tij për sistemin gjyqësor në vend. Në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave ai tha se ky sisten drejtësie në Shqipëri është i kapur nga korrupsioni.

Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”,­ tha ai.

Ai vuri theksin edhe tek mosha rinore e gjykatave shqiptare, për gjyqtaret që janë të reja.

Në Vlorë një gjyqtare 27 vjeçare gjykon 24 mln euro dhe natyrisht ia hedh palës që do ajo. Si ka mundësi të ndodhi kjo? S’ka gjyqtar në Angli nën 50 vjeç. Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. S’është aq e thjeshtë çështja sa mendojmë ne”,­ tha avokat Ngjela.

Gjatë fjalës së tij Ngjela foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën, sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë.

Sistemi ynë gjyqësor nuk vlen, duhet ndërruar sistemi. Sistemi ka lindur korrupsionin, korrupsioni është një marrëveshje e heshtur midis politikës dhe gjyqësorit, duke përfshirë ndoshta edhe Prokurorinë… Nuk e jep gjykata drejtësinë, drejtësinë e jep populli. Ku e kemi ne këtë parim? Noteria ka falsifikuar gjithë çështjen e pronave në Shqipëri, i duhet dhënë urgjent Gjykatës së Lartë noteria… Në krizë është edhe Prokuroria, është akoma leniniste, të decentralizohet sipas qarqeve, të paktën do jetë gjysma e të keqes”.

Marrë nga Arbëria News

Check Also

“Unioni i Gazetarëve” vlerëson me çmime dy gazetarët e Top Channel, raportimi më i mirë dhe reportazhi ekonomik më i mirë

Vali Qyrfyçi, korespondente e Top Channel në Durrës dhe Donald Jorgoni, gazetar i Ekonomisë në …

One comment

  1. Po me Gjyqtaren këtu në Vlorë ç’pate o Avokat ? Nuk njeh gjë ti o I SHUAR. Magjistraten me te mirë që kemi, që jep e respekton drejtësi plot kulturë, aftësi profesionale dhe dinjitet qytetar, pse përpiqesh ta luftosh mediatikisht ? Të kam dëgjuar që ke folur edhe disa muaj më parë po për këtë. Mos valle ke patur ndonjë çështje me të e ke dashur të dalë e jotja në çështjen gjyqësore dhe nuk të ka ecur?? Pale do të kesh organizuar edhe ndërhyrje aty në Gjykate me KOKËN E KRIMBUR dhe siç thua edhe vete: “gjyqtarja e re nuk pyeti njeri fare kur zgjidhi çeshtjen.” Po kë të pyesë, Ty apo Shoket e Tu ?? Për çfarë të të pyesi ??? Kur ne kërkojmë që të pyetet LIGJI dhe VETEM LIGJI. Një herë e një kohë kur nuk dilnim mirë në punë më kujtohet një Shoku Yt që na pyeste: “A e keni bere shurrën se fllucka e urinës shkakton dridhje kur eshte plot.” Edhe puna jote sot pas 25 vjetëve në demokraci ngatëron njohuritë profesionale me topet O MAVRI. Po a a ke ndonje çikë dukate morale ti o i Zi ?? Se ti Familje nuk ke… Fëmijë s’ke.., s’ke as tenxhere, … e të mbetën vetëm zgjidhjet hormonale. Pse kështu? Por s’ka gjë se populli ka disa shprehje kuptimplota: “BUDALLIN mos e pyet se tregon vetë.” Ose “BUDALLI e ka kokën si njeri”… Ndalo ca kohë se e qelbe jurisprudencën me potere: Vetëm ti di ! Vetëm ti kupton ! Nuk dinë gjyqtarët , vetëm ti e di ligjin ! ! !
    Po kush del në seminar ? ! Një militant politik i persosur siç je ti, por që veten tënde nuk e njeh e nuk e kupton, një politikan me ambicie të dështuara ngado e per çdo gjë; dhe tani që po bëhet diçka për mirë për drejtësinë ti del si flamurtar për të plotësuar boshllëqet e tua psikologjike që thellë në instiktet e tua të deformuara nga stili shoqëror veprojnë e çohen lart pa kuptim kur del në podiume. Sigurisht që flet dhe thua disa citate që lexon, mirë bën, por kur vjen te jeta e vërtetë ti stonon. Si ti nxuri goja ato fjalë për njerëz që punojnë, për të rinj që do të shkrijnë jetën e tyre për këtë vend O Njeriu me Top… I marçë të keqen shkrimtarit të urtë e dinjitoz të popullit shqiptar. Ti për mburjet e topeve të fishkura do të mbahesh mend se e ke kuptuar nga pemët: që fiku i fishkur ka më shumë ëmbëlsirë, ndërsa i papjekuri e ka bishtin me qumësht. Shiko Avokat të kërkoj të mos mërzitesh se ti je; ti di; ti kupton; ti jep mësim; ti del në podiume, ti ke shume energji etj. Do sikur të bësh edhe fjali letrare me ndonje shembull, por edhe vetë dukesh nga mënyra se si i thua fjalët se do ti kesh mbledhur nga Rangu Yt , por mos bjerë kështu viktimë se si thotë Populli: “Çfarë do të mbjellësh do të korrësh” ose si thua Ti: “Koqja bën e koka ligjëron në drejtësi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + five =