Dokumenti i OSBE-së, Deputetët: Fyes dhe i pabazuar në asnjë fakt

AktualitetKryesorePolitike
223
0
sample-ad
Deputetet e perfolur raporti i OSBE

 

Një raport i dytë i OSBE-së, i publikuar në media që flet për 31 deputetët biznesmenë të Parlamentit shqiptar, që e kanë ngritur pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura ka ngjallur reagimet e deputetëve të majtë, të cilët njëzëri e shpërfillin, duke thënë se nuk është dokument zyrtar, por thjesht thashetheme që qarkullojnë në media. Nga ana tjetër mbrojnë jetëshkrimet, si dhe bizneset, që sipas tyre, i kanë ngritur vetëm me punë. Të kontaktuar nga gazeta “Shqip”, disa prej deputetëve të Partisë Socialiste dhe LSI-së, të përfolur në këtë raport kanë drejtuar gishtin pikërisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Agron Çela: I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela, i përmendur si biznesmen tha se nuk ishte vënë në dijeni për asnjë informacion zyrtar për përfshirjen e emrit të tij në raportin e OSBE-së, çka e cilësonte një biznesmen i kontrabandës së naftës me Jugosllavinë. “Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar”, tha Çela.

Sterkaj: Nuk më shqetëson aspak raporti, pasi kam arritur me meritë deri në gradën e nënkolonelit. Për bizneset, çdo gjë është konform ligjeve

Abazi: S’e besoj të jetë e vërtetë. Të shkruash diçka të vërtetë duhet të ketë prova, nëse është për t’ia futur kot, këtu ia fut vetëm Berisha

Cara: Kam disa kompani të themeluara shumë kohë më parë, 2001-2010. Unë kam një të shkuar pune, theksoj “vetëm pune” dhe jam krenar për këtë

Roland Keta i PD, i akuzuar se ka lidhje me biznesin e minierave, thotë se si kryebashkiak ai nuk mund të jepte leje për minierat.

Kurse Agron Duka i PR thotë “ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë, unë regjistrohem me pistoletë në xhep”.

“Po këto janë budallallëqe. Unë nuk di të shtie me armë. Edhe kur isha në zbor, dikur kur bënim qitje, përherë jashtë tabelës dilnin gjuajtjet”.

Bedri Hoxha – “Para vitit 2003 kam punuar me vëllain, kam qenë pjesë e kompanisë së tij, por unë s’kam asnjë lloj aksioni aty, pasi po të kisha, do ta kisha ndarë përgjysmë me ata të OSBE-së”

Kozma Dashi – “Ajo që është paraqitur atje është pasqyruar në raport dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Pra, e thënë shkurt, nuk bëhet dot asnjë koment për diçka që s’ka asnjë koment”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 15 =