Ti je i dhunshëm vendi im mashkullor, vend tiranik/ Poezi nga: Roland GJOZA

KryesoreShtypi letrar
360
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”22893″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ti je i dhunshëm vendi im, mashkullor si dielli i djegagurit që shkrumbon të lashtat,

që than burimet dhe sjell sëmundjet, harron që je vend mesdhetar dhe diellin e ke dhuratë,

harron që ke male dhe plazhe dhe pyje dhe antika nën themele, të lashta sa fiset maja, po ti i prish ato,

je prishës i madh, mashkullori im, e bukura të kenaq shpirtin kur është mish, por jo krijim gjenish,

se ti gjenitë i quan bythecë dhe i tall, je vrasës vendi im, vret përditë vetveten, gratë i ke dobësi në këtë plojë psikopatie,

vret nënën, vëllanë, babanë, fëmijët i le rrugëve dhe s’do t’ia dish për dhembshurinë, sepse je farë e egër, e trishtë, e zotëruar nga zakoni,

hej, vend i dashurisë dhe i armiqësisë për disa çaste, se ato çaste të morën më qafë, kur e humbet gjakftohtësinë dhe bëhesh bishë mali,

për disa çaste që të shndërrojnë në gjaksor dhe i tillë mbetesh prej kryelartësisë, ngaqë nuk e njeh pendimin, se pendimi të duket dobësi,

je mashkull i vrazhdtë, vendi im, skllav, po qytetar të thonë, kjo është e pafalshme, skllav mbete, skllav i të fortit të lagjes, i klanit, i tribusë,

do dhe s’do atë që do, përmbys atë që s’duhet dhe ngre atë që të mundon, po finoshi dhe lëkurëholli t’i vret sytë, o katundari im,

sikur vetë Muhameti apo krishti të vinin për të të drejtuar si një grigjë te bindur, ti do të gjeje shkaqe pa shkaqe per t’i kundërshtuar, se harmoninë e shikon te konfliktet dhe lufta brenda llojit.

Hajt, pasha Zotin, dy dur për nji kry dhe yxhym për gjak e sodomë !

S’të pëlqen kur t’i thonë të vërtetat mizore, atë që bën keq, s’do që ta gjykojnë, se ti ke të drejtë, e drejta është me ty, edhe kur gabon,

armiku është ai që s’të vjen pas fijes dhe ç’heq i shkreti prej teje, zharg e tërheq si qen nëpër kurthe, gjersa e rrënon,

po më fort s’do kryeartin, atë që lëshon hije dhe qëndron mbi ty, taborre mediokrish hedh mbi të si mbi armikun.

S’ka famë të mendjes, nuk të pëlqen kjo dobësi, pale kur është lavdi e krijuesit me emër të përbotshëm,

s’le gjë pa hedhur mbi të, pa shpifur e pa mburrur, pa ngritur e pa ulur gjersa krijohet një lesharapnajë e pashkoklueshme se ty të pëlqejnë ngatërresat që s’i merr vesh as dreqi.

Veç vendin e do, e do vendin tënd në luftë me pushtuesin, bëhesh grusht, po edhe pusht me armikun, se tradhtarët s’tu ndanë në histori.

Jep jetën si me le, kjo është postulatë që vetë e shkrove me gjak,

s’ka si ty, hero popull, aq sa ta kanë frikën dhe duan të të perçajnë,

se fuqitë e mëdha kanë frikë nga ty, kur bëhesh bashkë,

se atëherë i harron zakonet e tua te poshtra, mllefin verban, hakmarrjen totale, vëllavrasjen për një nje metër tokë, servilin për një post,

të gjitha i kthen në forcë dhe je si të treqindët e termopileve,

ka ç’shkruan historia për ty, Iliade dhe Odise për ty, Homeri bëhet shqiptar.

Mbron kufijtë, mashkullori im, më i fortë tregohesh se luani kur mbron territorin e vet, je gjeni në luftë dhe burracak në paqe,

sepse pushton vendin tënd, s’pyet për ligje, zapton toka dhe shet e ble në mall të tjeterkujt pa t’u dridhur qerpiku,

dhe kërcet pushka në kufijtë e pronës, atdhe dhe fe është shtëpia jote, trojet e tua të pushtuara,

s’të vret ndërgjegja, se ty të takojnë të gjitha prej forcës që ke, forca është ligji, i dobti merr udhët e mërgimit,

si në xhungël dhe mjerë ai që s’të bindet.

Vend mashkullor, ku gruaja është hija dhe burri fuqia dhe këtu ndizet shkëndija dhe tym e flakë ajri që thithim,

s’ka qetësi, sepse s’ka dashuri për fqinjin, aty ka mbërritur kufiri, te porta ngjitur, fiton më i forti, jo ligji.

Këto ti s’i pranon, kurrsesi sedra jote prej burrë zakoni këto i perçmom,

dhe unë që shkruaj këto vargje jam plangprishësi që iku, i dobti, i pafuqishmi që s’i duhet as dreqit,

po ti m’i more ato që më takonin.

Mi more me force,

se kjo është natyra jote,

zaptimi.

Unë shkruaj libra, që ti s’mi lexon, o bakall injorant, pa shkollë,

këte punë di të bëj më mirë dhe ti tallesh me mua dhe më neverit si një stërvinë,

je gati të më vrasësh pa shkak vetëm prej përçmimit,

më ndjen me erë dhe ma ke bërë benë,

se unë jam i rrezikshëm.

Botën mashkullore dua ta zbus, të ngjiz në të feminitetin dhe ndjenjën e së bukurës,

si mbi malet e surmët përplot frikë të ngre një ylber të ndritshëm,

po ti s’do, kurrsesi s’do, më ndjek, më dëbon, vend tiranik do,

vend tiranik, o mashkullori im![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 3 =