Ja pse i hidhet oriz çiftit të sapomartuar

Kuriozitete
287
0
sample-ad

Ky veprim i ka rrënjët tek një legjendë e lashtë kineze. Thuhet se një ditë një xhind i mirë pa njerëzit e uritur të një fshati.

Atij i erdhi keq nga kjo situatë, dhe nxorri dhëmbët e vet dhe i hodhi në moçal. Pas këtij veprimi të pazakontë, lulëzuan shumë bimë e fruta, të cilat të kujtonin bardhësinë e dhëmbëve. Dhe që atëherë, kudo ku ka fabrikë orizi, nuk ka uri, por oriz me bollëk. Orizi është simboli i bollëkut.

Hedhja e orizit tek çifti i sapomartuar është simbol i prosperitetit. Në Lindje, orizi është ndër ushqimet më kryesore për mijëra vjet. Një shprehje kineze thotë: “Një punon dhe nëntë veta hanë oriz”. Me fjalë të tjera nëse kultivohet orizi, ka ushqim për të gjithë.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 9 =