NË MESDHE NUK KA CUNAM, POR DALLGË REFUGJATËSH

KomentOpinion
189
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”23245″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Aleksander ÇIPA

Një ndër pyetjet më të shpeshta që mbetet thellë vetes sime këto ditë ka të bëjë me rrymat e forta të refugjatëve dhe emigrantëve që kanë mësyrë nga Lindja e Mesme drejt Mesdheut. A do të ketë valë refugjatësh edhe mbi Shqipërinë? Prej disa muajsh mediat e vendeve fqinjë sidomos Italisë, Greqisë dhe Maqedonisë po konsumojnë vëmendje, kohë dhe raportime për situatën dhe gjendjen e rëndë të refugjimit.

Madje në mediat e Europës Qendrore diskutimi ka qëndruar disi gjatë te përdorimi i termit: refugjatë apo emigrantë? Apo të dyja bashkë?

Në Shqipëri mungon një diskutim i tillë. Por së pari mungon raportimi i përditshëm i mediave për një problem që nuk mund dhe s’ka se si, ta përjashtojë vendin tonë nga përfshirja. Vetëm dje në Luginën e Preshevës është raportuar një mësymje prej më tepër se dy mijë refugjatë të mbërritur përmes Maqedonisë dhe që kanë për origjinë nisjeje Sirinë dhe viset kufitare të saj. Qysh prej gjashtë muajsh në Preshevë, autoritetet e Serbisë janë kujdesur të ngrenë një kamp për refugjatët sirianë dhe ata afrikanë të mbërritur në Ballkan.

Rajoni ynë është bërë një destinacion me shumë pika mbërritjeje për refugjatët sirianë, afrikanë dhe të vendeve të përfshira në konfliktet e Lindjes së Mesme, por sidomos ata të nisur me arrati nga viset e Sirisë dhe Libisë. Qeveritë e rajonit ende nuk kanë përcjellë shqetësime en block për këtë çështje në BE. Ndërkohë që vetëm Greqia, Maqedonia dhe sidomos Italia kanë përcjellë ankesat dhe alarmin e tyre pranë institucioneve të Brukselit dhe sidomos edhe në takimet me kryesuesen e Europës së sotme, Kancelaren e Gjermanisë, zonjën Merkel. Ankesat nominale të kryeministrave apo qeverive kombëtare të vendeve me përqendrimin më të madh të këtyre refugjatëve, kanë konsistuar në një mbështetje të menjëhershme ekonomike dhe financiare, si dhe me fonde emergjence për ngritjen e kampeve apo edhe për transferimin e organizuar të masave prej mijëra vetëve që kanë mbërritur në këto vende.

Natyrisht jehonën më të madhe dhe lajmin më tronditës e përcolli media maqedonase dhe më pas edhe ajo ndërkombëtare pas episodeve dhe barbarisë së shkaktuar në një stacion treni në zonën juglindore të Maqedonisë, në kufi me Greqinë, ku si pasojë e dyndjes së madhe u viktimizuan shumë refugjatë dhe u imponua përdorimi i dhunës dhe i forcës nga autoritetet policore maqedonase për të frenuar vërshimin e masës së madhe të refugjatëve të përbërë prej nënash, fëmijësh dhe refugjatësh të drobitur dhe egërsuar për shkak të gjendjes në rrethana kritike ekzistenciale dhe mundimit kalvarik nëpër udhëtimin e tmerrshëm nga visi i nisjes, në vendin e tyre.

Mungesa e një tryeze diskutimi dhe debati, paraprakisht mes krerëve të BE-së  dhe kryeministrave të Ballkanit apo të vendeve të tjera të Europës Juglindore, shton njëherësh një provë tjetër ngathtësie administrative dhe institucionale për këtë barrë që po i bie Europës. Natyrisht, në nisje të konfliktit, shumëkush mendoi se kjo gjendje jo vetëm nuk kishte lidhje me Europën, aq më tepër me Ballkanin, por as që mund ta implikojë atë. Mirëpo, ky mendim dritëshkurtër, tashmë po përballet me një pasojë dhe kosto të pallogaritur e fatkeqësisht ende të paparashikueshme.

Rajoni i Lindjes së Mesme me të gjitha konfliktet e pakrye dhe katastrofike që vijon të përjetojë gjatë pesë viteve të fundit, po çel një kapitull të ri dhe kompleks, ndikimesh dhe pasojash mbi rajonin tonë. Europa Qendrore, sidomos institucionet politike të saj, prej kohësh janë vënë në epiqendër të kritikave dhe paralajmërimeve të forta prej analistëve dhe vëzhguesve, në foltoret publike dhe sidomos përmes mediave. Por ende prova e reagimit energjik dhe me strategji mungon qoftë për t’u shfaqur plotësisht, qoftë edhe për të marrë formën e një projekti me preventiv dhe pasoja të parashikuara mençurisht. Madje, shumica e gjeostrategjistëve dhe politologëve e përcaktojnë ngathtësinë e sotme të Europës politike si një parathënieje të një fatkeqësie që “zgjat më shumë nga sa mund të mendohet” dhe “kushton më shumë se një e ardhme”.

Kancelarja gjermane, Merkel, ishte udhëheqësja e parë dhe më kryesorja që nën kompleksin e frikës prej këtyre pasojave shkoi gjer në paralajmërimin e cenimit (nënkupto prekjes bllokuese) të Shengenit për vendet e BE-së dhe sidomos për rajonin tonë. Dyndja e refugjatëve dhe mospërcaktimi në kohë i diferencimit mes statusit të refugjatëve që vijnë nga vendet e konflikteve në Lindjen e Mesme me emigrantët ekonomikë të rajonit tonë, mund të cilësohet jo thjesht një pakujdesi, por masë parathënëse e pashpirt e burokracisë gjermane dhe asaj të BE-së. Ballkani e sidomos politikëbërësit e tij, këtë nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë. Është çasti që aspirata për ruajtjen e së drejtës në të ashtuquajturën lëvizje Shengen në vendet e BE-së dhe atë të arritjes në statusin e të qenët së afërmi anëtarë të BE-së të mos cenohen e as mos pengohen.

Dyndjet e parreshtura dhe me kapacitete ende të pallogaritura të refugjatëve nga vendet në konflikte, janë domosdoshmërisht një dallgë e frikshme të cilën nuk duhet ta presim naivisht me ca policë me shkopinj gome apo me vagonë trenash që mund t’i përcjellin drejt kampeve që nuk mund t’u dihet jetëgjatësia. Perëndimi, Europa dhe gjithë qendrat e vendimmarrjes dhe politikëbërjes globale me ngadalësinë dhe sidomos pafuqinë për të ndërhyrë e ndalur protagonistët ogurzinj e gjëmëmëdhenj të konflikteve, kanë bërë edhe më të mjegullt horizontin e nesërm të Lindjes së Mesme, Lindjes së Afërt, Afrikës etj. Europa është seriozisht në provën më të tmerrshme të vetvetes dhe në rolin e fatit vetjak, po sillet si e plakur, e pafuqishme dhe me forcë mendore e vendimmarrëse si në letargji. Rajoni ynë nuk ka asnjë mundësi t’i shtojë vetes kosto dhe pësime të tjera përfshirjeje dhe sipërmarrjesh. Por qeveritë e rajonit tonë, nuk mund ta harrojnë pikërisht tani, atë shprehjen ballkanase: ”Ta gjesh nga mos ta pandehësh”. Në vend të raportimit naiv për një cunam të mundshëm në brigjet e Mesdheut, duhet të fokusohemi seriozisht te raportimi real i “dallgëve” me refugjatë që kanë nisur dhe po shtohen të mbërrijnë në rajonin tonë. Shqip[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 3 =