Premier Liga Angleze shpenzuesi më i madh i merkatos, me 1 miliard euro

Sport
285
0
sample-ad
transfer-centre-martial-de-bruyne-sterling_3344967

Gjithsej 1 miliard euro janë shpenzuar nga klubet e Premier Ligës Angleze  në këtë afat kalimtar të futbollistëve. Shuma është në total, 4 % më shumë se sezonin e shkuar, në të cilën në merkato ishin shpenzuar 835 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe merkaton e janarit. Skuadrat nga Manchesteri, City dhe United prijnë sa i përket shpenzimeve duke mos kursyer kështu asgjë për të përforcuar organikën drejt objektivave të këtij sezoni.

Alex Thorpe, menaxher i lartë në Grupin e Biznesit Sporteve në Deloitte, tha: “Duke parë në të gjithë Evropën, shpenzimet bruto dhe neto, klubet nga Premier Liga Angleze kanë shpenzuar këtë verë më shumë se dyfishi i çdo ligë tjetër europiane. Shkak për këtë janë bërë edhe rritja e çmimeve për drejtat televizive”.

Vetëm Manchester City shpenzoi mbi 150 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar në transferimin e tre futbollistëve. Rahem Sterling nga Liverpool, Nicolas Otamendin dhe Kevin De Bruyne nga Wolfsburg.
Ngjajshëm vepruan edhe fqinjët e United të cilët në ditën e fundit të merkatos shpenzuan mbi 60 milionë funta për transferimin e talentit të ri francez Anthony Martial nga Monaco. Gjithashtu “djajtë” në Old Traford zbarkuan edhe lojtarë të tjerës si; Bastian Schweinsteiger, Morgan Schneiderlin, Matteo Darmian dhe Memphis Depay.

Ndërkohë prapa nuk mbeten as skuadrat e tjera angleze, Liverpool dhe Chelsea. Të kuqtë vetëm në transferimin e Christian Bentekes dhe Roberto Firminos kanë shpenzuar mbi 62 milionë funta. Blutë e Londrës kanë bërë goditjen më të madhe me transferimin e sulmuesit Pedro Rodriguez nga Barcelona për 21 milionë funta.

Në listën e transfereve që kanë kushtuar më së shumti në këtë merkato gjendet edhe emri i argjentinasit Angel Di Maria që u transferua nga Manchester United në Paris SG.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =