Sjellja “dy dimensionale” e kryeministrit Rama

EditorialKomentOpinion
207
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”18797″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Xhovani SHYTI

Postimi i Avokatit Dorian Matlia është i treti tekst i shkruar brenda një dite, që ia ndriçon sjelljen “dy dimensionale” kryeministrit të vendit Edi Rama, duke risjell edhe një herë në vëmendje të publikut të gjerë se ligjëratat e lëshuara prej tij para mikrofonëve janë një gjë dhe sjellja pas kuintave një gjë tjetër. Madje krejt e kundërt në përmbajtje me sjelljen e parë.

Në një bashkëbisedim on-line Avokati i ka bërë tre pyetje kryeministrit Rama, duke publikuar njëherësh edhe faktet që vërtetojnë dy qëndrime të ndryshme të këtij të fundit lidhur me tre ngjarje të trishta: shpërthimin e Gërdecit, që solli më shumë se tridhjetë të vdekur dhe qindra të plagosur, protestën e 21 janarit 2011, që shënoi katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur, si edhe të dëbuarit nga shtëpitë e pronarëve.

“Në përgjigjen dërguar Gjykates së Strasburgut për çështjen që kanë hapur atje familjarët e viktimave të Gërdecit, Qeveria ka mbajtur qëndrimin se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se zyrtaret e Ministrise së Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe ministrin e asaj kohe, kanë vepruar me përkushtim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. A nuk duket se ky qëndrim është diametralisht kundër qëndrimit tuaj politik se Gërdeci ishte një krim shtetëror? Nuk i besoni me këtij versioni, apo keni ndryshuar qëndrimin për arsye taktike që familjarët e viktimave të mos përfitojne asnjë dëmshpërblim? ”, shkruan ndër të tjera Avokat Matlia.

Në pyetjen e dytë të të cilit mësohet se: ndryshe sa më sipër, me 30.07.2014 Kryeministri ka nënshkruar një urdhër për të ngritur grupin e punës për të llogaritur dëmshpërblimet për familjarët e viktimave të 21 janarit, duke përcaktuar burimin nga do merren fondet, si do bëhen llogaritja e tyre, si do të përfshihet në këtë vendimmarrje mendimi i vetë familjarëve etj. Ndërkohë që:

“Në një intervistë televizive me gazetaren Rudina Xhunga, pas dates 21 janar 2015, jeni shprehur se nuk ka pasur asnjë bisedim me familjaret e viktimave të 21 janarit dhe Kryeministrisë për të akorduar dëmshpërblimet. Madje jeni shprehur se dhenia e dëmshpërblimeve nga qeveria është idiotësi sepse ato i jep gjykata…Pse e mohuat me pas këte fakt? Pse e cilësuat idiotësi, kur e keni nënshkruar vetë?”, pyet Avokati.

Dhe ja teksti i kumtuar në pyetjen e tretë të tij drejtuar kryeministrit Edi Rama:

“Në opozitë keni mbajtur qëndrimin që dëbimi i mijëra familjeve që jetonin në shtëpitë e kthyera pronarëve ishte i gabuar. Për korrektesë, qëndrimi nuk konsistonte në mosrespektimin e të drejtës së pronësisë së ish pronareve, por në mosrepektimin e të drejtës së strehimit të familjeve të dëbuara. Madje në Kuvend dhe kudo tjetër, zyrtarë të partisë suaj mbajtën qëndrimin se akti normativ për dëbimin e qiramarrësve ishte i gabuar dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa sot, Gjykates së Strasburgut qeveria juaj i është përgjigjur se akti normativ është i drejtë dhe se nuk ka asnjë shkelje. Nuk besoni më te varianti që keni mbrojtur në opozite, aq sa u bë edhe pjesë e programit tuaj elektoral? A eshte ky një reflektim ndaj një qendrimi të meparshëm të gabuar, apo bëhet për arsye taktike që 3200 familje të mos përfitojnë dëmshpërblime dhe banesa, për të mos rënduar buxhetin e shtetit? Duket se për të gjitha sa më sipër qëndrimi juaj është transformuar tërësisht në drejtimin e kundërt. Ose më saktë, në një drejtim të kundërt me njëri­ tjetrin qëndrojne varianti që beni publik në media dhe varianti zyrtar që u paraqisni gjykatave…”.

Këto shkruante Avokat Matlia, në postimin e bërë pasditen e të hënës, ndërkohë që paradite, nëpërmjet një reportazhi të publikuar, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, krahas të tjerave, theksonte po të njejtën tematik, pra qëndrimin me dy standarte të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa jepte një panoramë të përgjithshme të situatës që e zotëron Shqipërinë, “vendin ku lulëzon hashashi dhe politika është e përzier me krimin”, sikurse citohej në reportazh, gazeta gjermane konkludonte:

“Ashtu si Sali Berisha para tij, edhe Edi Rama, kryeministër socialist dhe shef i partisë premton se do të luftojë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar, por nuk ka ndryshuar gjë”.

Një konkluzion ky krejtësisht i kundërt dhe që nuk përputhet aspak me realitetin që përpiqet tu përcjellë shqiptarëve nëpërmjet ekraneve dhe rrjeteve sociale shefi i qeverisë. I cili madje edhe në pikën e qënies present 24 orë në 24 orë nëpër ekranet televizive dhe mediat e tjera, nuk i ka lënë gjë mangët sjelljes së ish paraardhësit të vet, kryeministrit Sali Berisha, të cilin, kur ishte shef i opozitës, u zotua se nuk do ta kopjonte as në këtë pikë të prezencës me tepri nëpër ekranet televizive me mediat homologe. Por as edhe në përpjekjen për të paraqitur një realitet shqiptar të rilindur, kur në fakt kjo nuk është plotësisht e vërtetë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 3 =