Sfida refugjatë

KomentOpinion
227
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”39346″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Felix STEINER

Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm për Europën e karakterizuar nga kristianizmi. Nëse kristianët vërtetë ende besojnë tek biri i Zotit, i cili mundi ta shpëtojë veten vetëm me arrati prej vrasjes nga një regjent brutal. Ndaj nuk është rastësi, që ndihmësit më besnikë nëpër komuna për përkujdesin e të sapoardhurve vijnë nga komunitetet e kishës. E megjithatë në përgjithësi Europa kristiane është mjaft e ngurtë – madje qysh tani shumë kohë përpara valës së jashtëzakonshme të njerëzve që pritet të vijnë sipas parashikimeve.

E para: jo të gjithë që vijnë janë refugjatë

Refugjat – ky është një koncept i përcaktuar qartë në të drejtën ndërkombëtare. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën themelore, për të kërkuar azil në Gjermani. Vendimtar është kriteri i përndjekjes, jo margjinaliizmi apo varfëria ekonomike. Motivet e njerëzve, që marrin rrugën drejt Europës apo Gjermanisë, janë për t’u respektuar. Por më shumë se gjysma e atyre që vijnë këtu, nuk i përmbushin kriteret për një procedurë azili. Ato e zgjedhin këtë rrugë, sepse nuk kanë shans tjetër për të kërkuar të pranohen.

E tani Gjermmania ndodhet përpara një problemi ashtu si një mjek, që është në shërbim në vendin e katastrofës: edhe pse do t’u ndihmojë të gjithëve – kjo është e pamundur. E për këtë arsye të plagosurit lehtë nuk merren parasysh, ndonëse kanë dhimbje. Por pavarësisht këtij qendrimi mjeku nuk e shkel betimin e tij hipokratik. Ai madje as nuk vepron antihuman, por thjeshtë sipas arsyes. Ndaj refugjatët nga vendet e luftrave dhe ata që janë vërtetë të përndjekur duhet të kenë prioritet kundrejt njerëzve, që vijnë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike në vendin e tyre.

E dyta: refugjatët do të qendrojnë përherë

Në Testamentin e Ri është e vetëkuptueshme: pasi vdiq mbreti Herodes, Jezusi, Maria dhe Jozefi u kthyen në atdheun e tyre. Por a ka ndokënd që shpreson seriozisht për një Siri paqësore apo një Irak pa terror brenda një të ardhmeje të afërt? Apo me një Afganistan të stabilizuar? Me liri në Erirtre e Somali? Me mirëqenie e zhvillim në Ganë, në Senegal, në Shqipëri apo në Kosovë? Për të gjitha këto ka jashtëzakonisht pak gjasa.

Politika largpamëse duhet të llogarisë, që refugjatët e sotëm do të qendrojnë përherë tek ne, dhe për këtë arsye duhet të kujdeset sa më shpejt për integrimin më të mrië të qytetarëve të rinj. Nëse politika është e sinqertë, atëherë ajo duhet të bëjë edhe më shumë: përderisa vatrat e krizës përreth Europës do të shtohen e nuk do të pakësohen, ajo duhet të përgatitet për shifra refugjatësh të ngjashme ose edhe më të larta edhe në të ardhmen. E për këtë politika duhet t’i përgatisë edhe qytetarët.

E treta: puna dhe kualifikimi profesional nxisin integrimin

Në fakt kjo është e vetëkuptueshme dhe të gjithë e dinë. Në rast se mosdhënia e lejes së punës azilkërkuesve deri më sot në Gjermani ka pasur qëllim që t’i stepë ata, atëherë ky koncept është i dështuar. Përveç kësaj shtetit i ndihmon më shumë, kur qytetarët e rinj mundësisht sa më shpejt janë në gjendje ta përballojnë vet ekonomikisht jetesën. E ata duan pikërisht këtë – duke shpresuar krahas sigurisë e lirisë edhe për një standard jetese, siç është i zakonshëm këtu. Shumë duan veç kësaj që të ndihmojnë me para familjet që kanë lënë pas.

Çfarë do të thotë kjo si rrjedhojë? Refugjatët duhet në radhë të parë të vendosen atje ku ka punë. Sado praktike që të duket përdorimi për strehimin fillestar të tyre i shtëpive të zbrazura në provincat lindore të Gjermanisë – shtrohet pyetja se ç’mund të bëjnë këta njerëz atje? Pra do të ishte më mirë të ndërtohen shtëpi banimi të sponsorizuata nga shteti në zonat me popullsi të dendur që janë në bum. E njëjta gjë vlen edhe në nivelin europian: në radhë të parë është Gjermania ajo që insiston për ndarjen e barrës mes vendeve anëtare të BE-së. Por a dëshiron vallë ndokush seriozisht që të dërgojë të rinj refugjatë në vende, të cilat qysh tani kanë një papunësi tek rinia mbi 30%? Në këtë mënyrë nuk krijohet integrim, por vetëm urrejtje dhe vatra të nexehta sociale.

Së katërti: shteti duhet të respektojë ligjet

Nëse shteti nuk e do këtë, atëherë duhet të bëjë ligje të reja. Si p.sh. një ligj emigracioni. Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë shteti është i dështuar. Sidoqoftë ai humbet respektin e qytetarëve të vet, që nga ana e tyre nuk gjejnë më asnjë arsye t’u përmbahen rregullave të shtetit. Për një demokraci, që varet nga miratimi i qytetarëve të saj, kjo është mjaft e rrezikshme.

Procedura azili, në të cilat refuzohen mijëra vetë, të cilët megjithatë mund të qendrojnë, janë të tejkaluara. Po ashtu është e tejkaluar edhe e ashtuquajtura rregullore e Dublinit për unifikimin e procedurave të azilit në BE, që nuk po funksionojnë qysh prej një çerek shekulli. Pra ose të hiqen rregullat, ose më në fund ato të zbatohen paçka se janë të pakëndshme. Gjithçka tjetër do të ishte hedhje hi syve qytetarëve.

Shteti mund dhe duhet që në rast nevoje të veprojë edhe përkundër qytetarëve të vet: kundër atyre që çdo ditë sulmojnë të huajt, u venë zjarrin strehimoreve të azilkëkruesve apo shfrehin në mënyrën më të shëmtuar në internet kundër të huajve. Shumë prej këtyre veprimeve prej kohësh përmbushin kategorinë e veprës penale të nxitjes së urrjetjes në popull. E megjithatë të tilla postime bëhen pjesërisht edhe me emër të plotë. Disa procese ndëshkimore në këto raste mund të jepnin efektin e duhur.

Së pesti: integrimi funksionon vetëm bashkarisht

Ajo që tingëllon si banalitet nga librat frazeologjikë për politikanë të rinj, ka një sfond real: autoritet nuk mund t’i zgjidhin vetëm detyrat që u dalin përpara. Shteti ka nevojë detyrimisht për qytetarët, të cilët tani në masë të gjerë po japin donacione me veshmbathje, lodra e mobilje, apo që vullnetarisht vihen në shëbrim për kurset e gjuhës dhe si shoqërues të refugjatëve gjatë prcedurave administrative, apo që i pranojnë refugjatët si fqinj të rinj të tyre. Kjo do të jetë edhe më e thjeshtë të realizohet, sa më shpejt të përmbyllen procedurat burokratike dhe njerëzit nga strehimoret e përkohshme dhe pikat e grumbullimit do të mund të transferohen në banesa normale. Por do të ndihmonte edhe nëse kancelarja një herë fare thjeshtë do të thoshte: “Ne ndodhemi para një sfide të madhe – unë kam nevojë për ndihmën tuaj!”

Në realitetin shoqëror njëkohësisht bën pjesë edhe fakti, se shumë njerëz në Gjermani kanë frikë nga refugjatët që vijnë. Veçanërisht në lindje të vendit si dhe në radhët e të varfërve dhe të të pakualifikuarve është i madh shqetësimi, se atyre po u hiqet diçka nga vetja – banesa, puna e pretendimet sociale. Një politikë e besueshme duhet t’i trajtojë me seriozitet këto shqetësime dhe të japë siguri: Gjermania mund t’ia dalë mbanë! E kush tjetër, nëse jo Gjermania? DW[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =