Mbyllet Dokufest, ky edicion më i miri i realizuar deri më tani

Kulture
322
0
sample-ad
dokufest

Për nëntë ditë me radhë Prizreni u shndërrua në një arenë ndërkombëtare, duke u bërë shtëpi jo vetëm e  kineastëve, aktorëve, regjisorëve e skenaristëve nga e gjithë bota, të cilët  këtë vit   garuan me  237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese  në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest 2015”.

Për drejtorin e këtij festivali , Veton Nurkollari, ky edicion  është më i miri i realizuar deri më tani. “Deri sot mendoj që ky është edicioni më i mirë i “Dokufest”, më mirë i organizuar. Kemi vlerësime e dëshmi nga njerëz që janë kompetent”, thotë ai.

Ky festival përcolli këtë vit problemin që kanë qytetarët e Kosovës aktualisht, lëvizjen e lirë.

Me qëllim që të bashkëndjehet me të prekurit nga migrimi, “Dokufest” paraqiti një program special të filmave, ekspozita  të fotografisë e diskutime për migrimin.

“Ne përdorëm temën e migrimit edhe për ta bërë sa më të qartë situatën në të cilën ndodhemi. Ne jemi në një izolim të jashtëzakonshëm”, thotë Nurkollari.

Nëse do të kishin mundësi të lëviznim lirshëm, ndoshta vala e migrimit nuk do të ishte kaq e madhe. Kosovarët ndjejnë se ky izolim po iu bëhet padrejtësisht.

Duke i pajisur me viza të gjithë ata që vijnë nga vendet në të cilat kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm, Nurkollari thotë se kanë bërë për të sensibilizuar të gjithë aty, për nevojën që kanë kosovarët për liberalizim të vizave. Megjithatë, gjendja në të cilën është Kosova nuk e ndalon të bëjë bujë me organizimet kulturore.

Sivjet, ngjarja më e madhe kulturore, Dokufest erdhi më mirë i përgatitur sesa herëve tjera. Janë shfaqur 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.

Nurkollari thotë se përveç që kanë arritur atë që kanë pritur, në disa raste edhe e kanë tejkaluar atë.Kinemaja e re, atmosfera, numri i madh i njerëzve nëpër kinema, përmirësimi i organizimit mjaftë i madh krahasuar me vitet e kaluara, temat e trajtuara,  ishin  disa nga veçoritë e këtij edicioni. Përveç interesimit të madh për filma, as ai për pjesëmarrje në panele nuk po mungon. E as interesimi i mediave nuk po mungon. Janë mbi 100 përfaqësues të mediave të ndryshme, vendore e ndërkombëtare.

Ceremonia përmbyllëse edicionit të XIV të  Festivalit  ndërkombëtar të filmave të shkurtër e dokumentar nisi mbrëmjen e   djeshme në  orën 20:00 në kinemanë  legjendare të Prizrenit “Lumbardhi”, ku u shpallën edhe fituesit  në secilën prej kategorive.

Gjatë nëntë ditëve të festivalit “ DokuFest 2015”  i  është dedikuar  temës së “Migrimit” dhe ka prezantuar disa prej dokumentarëve  më të mira, filmave të shkurtër kombëtarë dhe filmave të rinj në rajonin e Ballkanit.

Përtej  ekranizimeve ka pasur edhe  një sërë masterklasash  me  kineastë të njohur, ëorkshope, debate dhe disa grupe të mirë muzikorë në mbrëmjet  “Dokunights”, të cilët kanë argëtuar vizitorët.

Pas shpalljes së ceremonisë filmat fitues u  shfaqën në disa prej  shesheve të Prizrenit. Fituesit  ishin në kategoritë:  Filmi më i mirë ndërkombëtar  i shkurtër; Filmi më i mirë i ri i Ballkanit; Filmi më i mirë kombëtar; Dokumentari më i mirë ballkanik; Dokumentari më i mirë ndërkombëtar; Dokumentari më i mirë për të drejtat e njeriut  dhe Dokumentari më i mirë i gjelbër. Ditën   e fundit në program ishin parashikuar filma si  “The Chinese Mayor”  “Something Better to Come,” “Machine Gun  apo “Typeëriter.”

filmi “Iris” ishte përzgjedhur si filmi përmbyllës i festivalit si pjesë e  homazhit special  për  Albert Maysles, i cili  kishte përfshirë një gamë të  filmave  cinema verité.

Maysles njihet për  përdorimin e  filmimeve unike  në filmat e tij  duke ndjekur banda si  “The Beatles”  dhe “The Rolling Stones”. “Iris” u shfaq për  publikun në kinemanë “Lumbardhi”.

Ceremonia  përmbyllëse e edicionit të 14 të DokuFest  mori nota festive nën tingujt e   këngëtares Nezafete Shala  dhe familjes së saj të muzikantëve me këngë tradicionale shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 14 =