Mëngjesi i duhur për një ditë plot energji

Shendeti
359
0
sample-ad

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe si i tillë duhet përgatitur me kujdes. Nëse nuk dëshironi që të shëndosheni, ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes janë:

Buka– Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.

Omëletë me vezë– Kjo, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyra, pasi gatuhen me vaj.

Drithërat –Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë, por përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli – Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruti është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, kjo do të ndikojë në shtimin tuaj në peshë.

Kos me fruta – Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − twelve =